ARKATANA

Rashkaj, pasi u zyrtarizua te klubi i ri: Jam shumë i lumtur, mezi po pres t’i tregoj aftësitë e mia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Kosovës, Anel Rashkaj, është zyrtarizuar të shtunën si lojtari më i ri i klubit finlandez, Seinajoki. Ai është shprehur i lumtur për këtë transferim dhe ka thënë se mezi po pret ta dëshmojë veten.

Anel Rashkaj do të vazhdojë karrierën e tij në Finlandë me Sinajokin, ku u zyrtarizua sot pas largimit nga kampionati i Suedisë, ku ishte pjesë e skuadrës Eskilstuna, raporton Gazeta Express.

Eskilstuna kishte përfunduar në pozitën e fundit në kampionatin e vitit të kaluar të Suedisë dhe sapo përfundoi sezoni, kontrata e Anel Rashkajt me ta përfundoi.

Në një intervistë për Football Channel në nëntor, 30-vjeçari kishte thënë se gjithçka mund të ndodhë dhe se ai vetëm është në pritje për ta parë se çfarë do të ndodhë.

FIDANISHTJA

Ajo që po e priste ndodhi sot, pasi që Rashkaj u prezantua nga klubi finlandez SJK Seinajoki.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje me SJK. Gjithçka duket se është shumë profesioniste këtu dhe unë kam dëgjuar shumë për këtë skuadër. Mezi po pres t’i tregoj aftësitë e mia dhe premtoj se do të punoj shumë çdo ndeshje”, ka thënë Rashkaj.

I lumtur me këtë prurje në skuadër është shprehur edhe drejtori teknik i klubit finlandez, Richard Dorman.

“Aneli ka shumë vite përvojë dhe profili i tij përshtatet mirë me mesfushën tonë. Ai mund të luajë në disa pozita të ndryshme dhe do të jetë një prurje shumë interesante në skuadrën tonë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.