Eko Higjiena

Rashkaj flet për trajnerin Giresse, ka një këshillë për ekipin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dy ndeshjet e para të Alain Giresse si trajner i Kosovës shkuan mjaft mirë. Kosova fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos dhe barazoi 1:1 me Zvicrën në dy ndeshjet miqësore të muajit mars.

E, këto dy ndeshje sipas Anel Rashkajt janë sinjale të mira. Ish-kapiteni i Kosovës për Gazetën Express tha se trajneri i ri ka një karrierë të madhe si lojtar dhe po ashtu një CV të mirë edhe si trajner.

“Edhe pse është herët të bëhet ndonjë analizë më e gjerë, mendoj se ka dhënë sinjale të mira. Ka një karrierë të madhe si lojtar dhe një CV të mirë si trajner dhe shpresojmë që kjo do të ndikoj pozitivisht”, tha fillimisht Rashkaj për Express.

Fundamenti

Rashkaj, i cili u pensionua nga kombëtarja vitin e kaluar, theksoi se Kosova duhet të luajë si ekip me mençuri dhe kujdes, në mënyrë që të arrihen rezultate të mira.

“Kosova duhet të luajë si ekip me mençuri dhe kujdes që të nxirren edhe rezultatet, por besoj që kemi tash një përvojë të mirë nga këto vitet e fundit dhe besoj që do të na ndihmoj të marrim rezultate pozitive”, përfundoi Rashkaj.

Kosova në qershor e nis sezonin e ri të Ligës së Kombeve, teksa gjendet në grupin e dytë në Ligën C, së bashku me Qipron, Irlandën Veriore dhe Greqinë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.