Fundamenti

Rashkaj: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kundër Malit të Zi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anel Rashkaj është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka për Kosovën ndeshja e së hënës kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, prandaj mesfushori prizrenas u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tregojnë kujdes të shtuar.

Mesfushori i klubit suedez Athletic Eskilstuna, i cili u rikthye këtë vit në ekipin kombëtar të Kosovës pas dy vjetëve, e vlerësoi lart Malin e Zi gjatë një konference për media të mërkurën në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Kosova e pret të hënën në stadiumin Fadil Vokrri Malin e Zi, ende me gjasa shumë të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian në tentimin e parë, sepse pas pesë xhirove, verdhekaltrit gjenden në vendin e tretë me vetëm një pikë prapa Republikës së Çekisë, e cila pozicionohet në vendin e dytë, që dërgon direkt në Euro 2020

Fundamenti

Duke folur për rëndësinë e kësaj ndeshje, Rashkaj tha: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Malit të Zi. Nuk duhet ta shohim ndonjë kundërshtar më ulët se ne. Duhet të jemi të fokusuar dhe me këmbët në tokë. Mali i Zi ka lojtarë të mirë, luajnë në Spanjë e Itali, të mos e nënvlerësojmë, ta japim maksimumin, si të luajmë me Anglinë. Duhet ta japim më të mirën, të jemi të kujdesshëm ndaj çdo kundërshtari”.

30-vjeçari nuk ka debutuar si titullar ende për Kombëtaren dardane, pasi deri tani i ka bërë vetëm tri paraqitje nga stoli nën udhëheqjen e Bernard Challandes, thotë se ndihet i gatshëm të luajë kur t’i ofrohet mundësia.

“Duhet te jem i fokusuar për çdo situatë, ka ndeshje që mund të luash nga fillimi ose jo. Jam gati në çdo moment, kurdo që më jepet rasti, në çdo ndeshje”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.