Hidromorava

Rashiti: Zhvillimi Ekonomik arrihet me program të qartë, e jo me vizita të kota

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Reagimi i kryetarit të komunës Lutfi Haziri, duke arsyetuar vizitat e tija të shumta jashtë vendit dhe që janë plotësisht të kota për qytetarin e Gjilanit, thotë se këto vizita sjellin zhvillimin ekonomik. Kjo përgjigje e tij shpreh edhe njëherë jo seriozitetin dhe mungesën e të kuptuarit nga ana e tij, se çka do të thotë së pari zhvillim ekonomik, sepse qeverisja e tij komunale është e vetmja në Republikën e Kosovës, e cila nuk ka asnjë lloj dokumenti, plani, programi apo strategjie të zhvillimit ekonomik për Gjilanin përgjigjet Riad Rashiti.

Rashiti thotë se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, kryetari Haziri ende asnjëherë nuk është marr seriozisht me problemet e qytetarëve të Gjilanit, e lëre më të merret me ndonjë projekt zhvillimor dhe avancues. Fatkeqësisht ai po vuan nga sindroma i të qenit i madh, sepse në vazhdimësi flet për politika “madhore” të Kosovës, Ballkanit, Evropës e deri të politikat e BankKiMunit për çështje të kufijve të Kosovës, sepse e ka dëshmuar se ka bërë përvojë të mirë me kufijtë e komunës së Gjilanit, që ia ka futur në mes të lagjes së Dardanisë. (Lutemi që mos të na marr OKB-ja këtë kryetar, për ndërmjetësim të rregullimit të kufijve të Azisë dhe Rusisë).

Janë qesharake deklaratat e tij se në Austri është biseduar për mundësin e zhvillimit ekonomik, përderisa ky kryetar i komunës po e pengon në vazhdimësi investitorin austriak (të cilin e kemi sjellë ne në vitin 2012), përmes presioneve dhe kushtëzimeve prej më të ndryshmeve të cilat po ia bënë qeverisja Haziri, deri në atë masë, sa ka ardhur deri te interesimi dhe ndërmjetësimi i ambasadorit Austriak në Kosovë, për ta urtuar Lutfi Hazirin. Dhe si pasojë e këtyre pengesave, investitori austriak për më shumë se një vit nuk ka mundur ta realizojë planin e investimeve në kompani, sipas marrëveshjes në fuqi.

Mobi Casa

Turizmi në Gjilan është i vetmi sektor që po tenton të zhvillohet nga ana e kryetarit Haziri, i cili aspak nuk po kursen për këtë çështje duke shpenzuar mijëra euro nga buxheti komunal. Andaj presim që ky sektor të menaxhohet mirë në të ardhmen, duke besuar se komuna e Gjilanit do të bëjë hapin e parë në Kosovë, duke themeluar një kompani publike lokale që ka të bëjë me zhvillimin e turizmit dhe e cila do të kishte qenë mirë të emërtohet “Luta Travel” me qëllim të identifikimit me një kryetar të Gjilanit dhe të dhënies së patentës në të ardhmen.

Deri më tani, ky kryetar komune ka bërë vetëm disa organizime për marketing të tij personal dhe për t`i treguar Kosovës se ekziston diku një kryetar “i mençëm” komunal. Por qytetarëve të komunës ai ende nuk po i tregon asgjë se çka do t`i sjell në qeverisjen e tij, e cila po tregohet çdo ditë e më shumë se është totalisht e dështuar dhe në dëm të komunës së Gjilanit dhe të Anamoravës ka thënë Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.