Mobi Casa

Rashiti : Viti 2012 ka rezultuar mjaft i dobishëm

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Zhvillim Ekonomik ka miratuar raportin e punës së drejtorisë si dhe propozimin për lirimin e bizneseve nga taksat komunale. Brenda një periudhe një vjeçare, që kur u themelua, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ka bërë shumë në krijimin e klimës dhe ambientit sa më të mirë për investime, e që ёshtё vlerësuar lart nga USAID-i, si komuna mё e mirë nё Kosovё, ka thënë drejtori Riad Rashiti.

Në kuadër të Drejtorisë për Zvillim Ekonomik veprojnë sektori i regjistrimit tё bizneseve, inkubatori i biznesit, njёsia e analistёve tё biznesit, Qendra pёr biznes, Zyra pёr diasporё si dhe Njёsia për partneritet publiko privat.

Sfidat kryesore me tё cilat ёshtё përballë kjo drejtori gjatё vitit 2012 kanë qenё mungesa e buxhetit, si rezultat i mosplanifikimit me kohё tё buxhetit komunal, mungesa e stafit profesional si dhe sfida tjetër, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, gjatё vitit 2012 janë realizuar mjaft aktivitete tё rёndёsishme. Bashkёpunimi me donatorёt dhe organizatat e ndryshme ndёrkombёtare, tё cilat nё forma tё ndryshme e kanё mbёshtetur komunёn e Gjilanit, ka rezultuar mjaft i dobishëm.

Qendra pёr regjistrimin e bizneseve ofron shёrbimet mё tё mira pёr bizneset, tё cilat regjistrohen pёr herё tё parё. Nё vitin 2012 janё regjistruar 611 biznese të reja, 97 prej tyre prodhuese, 207 tregtare, 275 shërbyese dhe të tjera. Ndërkaq, janë çregjistruar 73 biznese, vetëm 4 prej tyre kanë qenë prodhuese.
Nga regjistrimi i bizneseve të reja gjatë vitit 2012 janë deklaruar 1209 të punësuar në sektorin privat, ndërsa nga numri i bizneseve të çregjistruara janë deklaruar 107, që kanë mbetur pa vend pune.

Qendra pёr Biznes ka qenё e angazhuar nё monitorimin e implementimit tё projektit tё financuar nga Bashkimi Europian, nё mbёshtetje tё prodhuesve të qumështit të dhisё. Kjo qendёr ka realizuar edhe njё projekt tё rёndёsishёm pёr komunёn, duke krijuar bazёn e tё gjitha bizneseve aktive dhe joaktive, te regjistruara dhe atyre joformale.
Njёsia e analistёve tё biznesit ka punuar nё faturimin dhe inkasimin e taksave komunale tё bizneseve, si dhe nё identifikimin e bizneseve tё cilat kanё ndryshuar lokacionin apo tё atyre tё cilat janё shuar, në këshillëdhёnie pёr bizneset etj.

Sa i përket partneritetit publiko-privat, gatë vitit 2012 është nënshkruar një kontratë për kompaninë regjionale të mbeturinave “Higjiena”, me një partner nga Austria “Moser Group”, në vlerë të investimeve 1.5 milion euro. Hapat e parë janë shumë pozitiv.

Dy projektet tjera, janë në realizim e sipër dhe brenda një kohe të shkurtër do të finalizohen projektet. Vlera e investimeve në këto dy projekte kalon shumën prej 4.5 milionë euro. Komuna e Gjilanit ka krijuar të hyra nga leja e ndërtimit në vlerë prej 109 mijë euro, si dhe do të krijojë të hyra në vitin 2013 mbi 1.2 milionë euro tjera nga shitja e hapësirave që i taksojnë asaj në këto dy objekte.

Përmes Qendrës për biznes, DZHE ka realizuar projektin e rëndësishëm për krijimin e bazës së të dhënave për të gjitha bizneset në komunën e Gjilanit. Nga statistikat e këtij projekti del se në komunën e Gjilanit janë 2879 biznese aktive, prej të cilave janë identifikuar 333 biznese joformale, të cilat veprojnë pa regjistrim.

GRANDEMALL

Ky numër i bizneseve jo formale ka filluar të zvogëlohet si rezultat i bashkëpunimit me drejtorinë e Inspeksionit e cila është angazhuar në teren për të këshilluar dhe kërkuar nga këto biznese të regjistrohen.

Inkubatori i biznesit ka shpallur konkurs për bizneset e reja, të cilat kanë nevojë për shfrytëzim të hapësirave me kushte më të volitshme, të cilat i ofron ky inkubator, në funksion të mbështetjes së bizneseve fillestare.

Zona Ekonomike është përcaktuar të jetë në komunën e Novobërdës. Jemi angazhuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për të aplikuar për licencim. Për këtë qëllim është formuar një ekip punues i cili ka mbajtur dy takime, ku fillimisht kemi marrë premtime për të mbështetur studimin e fizibilitetit të zonës ekonomike nga ambasada e Çekisë, ka thënë Rashiti.

Njësia e analistëve të biznesit gjatë vitit 2012 ka lëshuar 2380 vendime për taksë komunale të biznesit. Inkasimi është realizuar 118 për qind.

Ndryshe, Rashiti i ka paraqitur edhe prioritete të kësaj drejtorie për vitin 2013, e që janë nxitja e investime, mbështetja e investimeve në sektorin privat, hartimi i strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal, licencimi i zonës ekonomike në Novobërdë, investimet e reja përmes PPP, përmirësimi i mëtutjeshëm i ambientit për biznes, bashkëpunimi me diasporën dhe donatorët e jashtëm dhe të tjera.

Komiteti mbështeti edhe propozimin për heqjen e taksës komunale. Nga ky lirim përjashtohen bizneset e mëdha si dhe ndërmarrjet publike. Anëtarët e këtij Komiteti kërkuan që të mos ketë ulje të taksës as për kompanitë publike. Venhar Haziri tha se kompanitë publike nuk duhet të lehtësohen, njësoj sikurse tha edhe Sabedin Kadriu, Avdyl Aliu, Berat Dinadar, Burhan Selamni dhe të tjerë.

Mevlide Zenjullahu tha se numri i të punësuarve në biznese të reja është shumë i vogël, por kjo mbase është kështu pasi që shumica e bizneseve janë familjare.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik mori përgëzime nga kryesuesi i KZHE, Burhan Selmani, për punën e mirë që ka bërë brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe e ka inkurajuar që të vazhdojë me këtë ritëm pune. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.