Rashiti: Vazhdojnë dhe nuk kanë të ndalur keqpërdorimet në komunën e Gjilanit

Gjilan – Definitivisht kjo qeverisje lokale është e humbur në rrugën e saj të punës dhe jetës institucionale. Që nga fillimi i mandatit të saj asnjë punë të vetme nuk e ka nisur dhe realizuar siç duhet, por vetëm fliste dhe merrej me qeverisjen e kaluar deri para pak kohësh, ndërsa tani as nuk flet as nuk punon, sikur u ka humbur rruga në pikë të ditës shprehet Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.
Riad Rashiti i cili është këshilltari më aktiv dhe më i guximshëm nga opozita thotë për rajonipress se ne vazhdimisht jemi duke e përcjellur punën e qeverisjes lokale dhe çdo ditë po e shohim se për çdo vendim janë duke u bërë shkelje ligjore dhe mos respektim të procedurave ligjore nga ana e kësaj qeverisje, raporton rajonipress.
“Para pak ditësh u vërtetua se kjo komunë së pari bënë marrëveshje private me kompanitë për kryerjen e punëve dhe shërbimeve, i kryejnë punët e tek pastaj i fillojnë procedurat e prokurimit, gjë që kemi kërkuar edhe hetimet për këto raste” ka përkujtuar Rashiti.
Definitivisht kjo qeverisje lokale është e humbur në rrugën e saj të punës dhe jetës institucionale. Që nga fillimi i mandatit të saj asnjë punë të vetme nuk e ka nisur dhe realizuar siç duhet, por vetëm fliste dhe merrej me qeverisjen e kaluar deri para pak kohësh, ndërsa tani as nuk flet as nuk punon, sikur u ka humbur rruga në pikë të ditës shprehet Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së
Mirëpo rasti më i ri sipas Rashitit tani ka të bëjë me projektin e mirëmbajtjes verore të rrugëve lokale. “Edhe pse për këtë rast janë realizuar si duhet procedurat e prokurimit, por nuk po zbatohet si duhet kontrata e nënshkruar me kompaninë e kontraktuar. Sepse pikë së pari ka filluar riparimi i rrugëve (mbulimi i gropave) shpejt e shpejt e shkel e shko, ku nuk janë identifikuar saktë të gjitha gropat të cilat ka pasur nevojë të mbulohen, sigurisht se interesi i komunës dhe i kompanisë ka qenë që për shkak të fushatës të kryhen sa më shpejt”.
Po ashtu kontrata nuk është duke u realizuar sipas kushteve dhe kritereve të saj, sepse ne e kemi parë që trashësia e asfaltimit të këtyre gropave është prej 1-3 cm, ndërsa në kontratë është mirë e theksuar se minimumi është 5 cm.
Rashiti mendon se përveç mirëmbajtjes verore të rrugëve, nuk ka kujdes të mjaftueshëm edhe ndaj drunjëve dekorativ nëpër rrugët e qytetit, ku shihet shumë qartë se ato kanë pasur nevojë që me kohë të spërkaten, para se të fillojnë të dëmtohen keq. “Apo ndoshta edhe nuk janë të interesuar për këtë pasiqë me vite e kanë kundërshtuar si opozitë, projektin e drunjëve dekorativ që është realizuar në qytet, e ku i është ndryshuar pamja e saj. Ne, do të kërkojmë në vazhdimësi respektimin e të gjitha procedurave ligjore për çdo vendim të komunës së Gjilanit dhe zbatimin e kontratave sipas kushteve dhe kritereve të caktuara në ato kontrata dhe marrëveshje” ka shtuar Rashiti.
Rashiti thotë se duhet të ndërpriten menjëherë marrëveshjet private të komunës me kompanitë për kryerjen e punëve dhe shërbimeve, e pastaj ato të kontraktohen. “Këto veprime të komunës së Gjilanit duhet të ndërpriten menjëherë sepse janë shumë të dëmshme për buxhetin e komunës së Gjilanit” ka nënvizuar Rashiti./rajonipress/