FITORJA

Rashiti: Tronditjet e pushtetit komunal të VV-së në Gjilan, do të jenë të afërta, por jo të papritura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas intervistimeve nga ana e hetuesisë ndaj kryetarit të komunës dhe disa prej drejtorëve komunal, ne presim ngritjen e aktakuzave për veprat e rënda dhe të faktuara që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e buxhetit komunal është shprehur Riad Rashiti nga PDK e Gjilanit.

Rashiti për rajonipress thotë se qeverisja e VV-së në Gjilan është futur në moçalin e degradimeve në çdo sektorë institucional.

Uji Dea

“Shkeljet e panumërta të ligjeve në akte të veprave penale, keqpërdorimet e mëdha të buxhetit komunal, nepotizmi në punësime dhe subvencione, keqmenaxhimet e dhjetëra milionave euro të buxhetit për projekte kapitale, e deri te ngacmimet seksuale në shkollat e komunës tonë, duhet të jenë pjesë e prioriteteve në agjendën e punës së hetuesisë dhe prokurorisë themelore në Gjilan. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj për të ndalur degradimin ligjor dhe institucional kudo në komunën e Gjilanit. Pas shumë denoncimeve publike për shkelje të jashtëzakonshme të ligjeve dhe procedurave të prokurimit, besojmë se hetuesia dhe prokuroria kanë iniciuar hetimet për rastet e dyshuara dhe të faktuara që kanë të bëjnë me vepra penale, të bëra nga zyrtarët e lartë të komunës deri te kryetari i Gjilanit” thotë Rashiti.

“Nuk mendoj se prokuroria në Gjilan po heshtë, por është tepër ngadalë duke i trajtuar disa nga rastet e paraqitura kohë më parë nga PDK dhe subjektet tjera politike. I takon kryeprokurorit që të ruaj pavarësinë e këtij institucioni dhe që mos të lejojë të parin e komunës, të joshë akterët e drejtpërdrejtë që merren me rastet konkrete të hetimeve, përmes interesave të ndryshme për të mbyllur rastet e ngritura për vepra penale. Pas intervistimeve nga ana e hetuesisë ndaj kryetarit të komunës dhe disa prej drejtorëve komunal, ne presim ngritjen e aktakuzave për veprat e rënda dhe të faktuara që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e buxhetit komunal. Tronditjet e pushtetit komunal të VV-së në Gjilan, do të jenë të afërta, por jo të papritura” tha Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.