UBT

Rashiti thirrje tatimpaguesve: Të gjithë ata që kanë obligime mbi 300 euro ndaj komunës së Gjilanit, të kryejnë pagesat deri më 30 qershor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zyra e tatimit në pronë i bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime mbi 300 euro ndaj komunës së Gjilanit, të kryejnë pagesat deri më 30 qershor.

Ata tatimpagues të cilët nuk e kanë mundësinë e pagesës së tërësishme të borxheve të tatimit në pronë, ju ofrohet mundësia e marrëveshjes për pagesë deri në 24 këste mujore.

ZTP ju bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që deri më 30 qershor të lajmërohen dhe të paraqiten në drejtorinë për buxhet dhe financa, gjegjësisht në zyrën e tatimit në pronë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për marrëveshje deri në fund të këtij muaji.

Uji Dea

E nëse tatimpaguesit që kanë mbi 300 euro borxhe nuk bëjnë pagesën ose nuk paraqiten për të bërë marrëveshje, atëherë komuna e Gjilanit është e detyruar të veprojë sipas ligjit ligjit nr.06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme dhe rregullores nr.07/2021 mbi pezullimin e shërbimeve komunale.

Poashtu komuna fillon zbatimin e masave të mbledhjes së detyrueshme, duke filluar me dërgimin e njoftimit përfundimtar dhe vendimin për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara përmes përmbaruesit.

Inkasimi i mbi 12 milion euro borxhe që kanë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit për tatimin në pronë, është obligim i ynë ligjor dhe institucional, por që do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në mundësinë e rritjes së investime kapitale në shumë projekte në interes të qytetarëve dhe bizneseve tona thuhet në njoftimin e Riad Rashiti drejtor për buxhet e financa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.