Fundamenti

Rashiti: Thaçi si president do ta ketë të vështirë ta ndihmojë Mustafën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Analisti Naim Rashiti tha se opozita do të vazhdojë protestat për rrëzimin e pushtetit. Ai thotë se Thaçi si president do ta ketë vështirë ta ndihmojë Mustafën në ballafaqimin e përditshëm me opozitën dhe kjo e bën Mustafën më të lëndueshëm.

“Opozita besoj që do të vazhdojë protestat dhe do të tentojë rrëzimin e pushtetit, Thaçi do ta ketë vështirë ta ndihmojë Mustafën në ballafaqimin e përditshëm me opozitën dhe kjo e bën Mustafën më të lëndueshëm”, tha Rashiti në Zona B të Klan Kosovës.

“Opozita nuk e fsheh idenë që do ta degjitelimojnë procesin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president”.

“Nëse Thaçi do të vazhdojë të jetë i involvuar politikisht do të gabojë edhe më shumë pasi ai duhet të japë dorëheqje totale nga politika. As sistemi e as partitë opozitare nuk janë të gatshme për zgjedhje sot”, tha ai.

FIDANISHTJA

“Perëndimi ka provuar vazhdimisht ta shpartallojnë opozitën ose ta izolojnë VV, por një akter politik nuk izolohet e VV është subjekt politik, i cili është dashur të sjellet pak më ndryshe, por është faktor”.

Rashiti tha se Haradinaj në Dukagjin akuzohet se nuk krijoi kushte për futjen në Qeveri, “humbja e zgjedhjeve lokale e dëmtoi shumë”

“LDK ka treguar se e ka zgjeruar ndikimin nga qendra përmes pushtetit lokal. Thaçi është I përcaktuar të futet në procedurë për president, votat i ka pasi deputetët e PDK e LDK nuk janë në gjendje të sakrifikojnë mandatin për shkak të mosvotimit të tij. Mustafa ka kontroll të zgjeruar në parti e në mesin e deputetëve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.