FITORJA

Rashiti: Tentimi i VV-së për ta penguar transparencën e punës së institucionit më të lartë nuk do të kalojë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Edhe në kohë lufte ka pas transmetim dhe informim të qytetarëve përmes radio ‘Kosova e Lirë’, ndërsa 26 vite pas qeverisja e VV-së në Gjilan e ndalon transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal. Tentimi i VV-së për ta penguar transparencën e punës së institucionit më të lartë nuk do të kalojë. Opozita në Gjilan do të bëjë punën që nuk i takon dhe do të gjejë formën për ta siguruar transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal, për informim të drejtë të qytetarëve tanë dhe jo përmes propagandës së këtij pushteti. Terrin informativ dhe mos transparencën e qeverisjes së VV-së ne do ta zhbëjmë ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Dështimi dy herë radhazi i mbajtjes së seancave të Kuvendit Komunal është i qëllimshëm dhe lojë e Kryetarit të Komunës.

Uji Dea

Ai ka penguar nisjen procedurave të kontraktimit për transmetim të seancave të KK-së edhe pse e ka ditur me kohë për përfundimin e kontratës me operatorin e deritanishëm ekonomik.

Komuna e Gjilanit edhe ashtu ka marrë vlerësimin më të dobët në histori, për mos transparencë të qeverisjes komunale, e këtë nuk do ta lejojmë të bartet edhe në punën e Kuvendit Komunal, rrjedhimisht në legjislativ.

PDK përherë ka qenë dhe do të mbetet pro fjalës së lirë publike! Fundja fjala e lirë është themeli i çdo shoqërie demokratike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.