Fundamenti

Rashiti: Të rinjët po i bashkohen PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nga takimi i sotëm me të rinjët e Komunës sonë, bashkë me nënkryetarin e PDK-së z. Uran Ismaili, diskutuam për zgjedhjet e brendshme të Rinisë Demokratike. Përmes bashkëbisedimit shpalosëm përvojat tona politike, idetë për ndryshim e avancim, duke ju treguar të rinjëve që vetëm përmes shpirtit aktivist, dhe dëshirës për punë në komunitete të caktuara, bëhen ndryshime të mira e të mëdha ka thënë Riad Rashiti kryetar i PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë:

Brenda këtyre dy javëve Partisë Demokratike të Kosovës degës në Gjilan, i janë bashkuar qindra të rinjë prej moshës 16 deri në 25 vjeç, të cilët për herë të parë kanë vendosur për tu anëtarësuar në platformën e PDK-së.

Këto ardhje të shumta janë dëshmia më e mirë se PDK në Gjilan është në rrugën e mirë, dhe është e hapur për të gjithë të rinjët e çdo profili, të cilët duan të na bashkohen në rrugëtimin e ri, drejtë sukseseve të reja, me vizion politik, e të gatshëm për t’i kontribuar komunitetit e shoqërisë.

RCCOLA

Ndjehem shumë krenar për këtë interesim të jashtëzakonshëm të të rinjëve Gjilanas,
sepse me këtë energji dhe vullnet do ta fuqizojmë PDK-në dhe ndërtojmë rrugën e zhvillimit.

PDK-ja është e vetmja parti, ku gjithmonë të rinjët kanë qenë pjesë e vendimmarrjes dhe e suksesit në politikë, përmes angazhimit e besimit, dhe hapësirës për veprim.
Ju uroj secilit anëtarësimin në Rininë Demokratike duke ju falënderuar për besimin dhe angazhimin tuaj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Bashkë mund të bëjmë më shumë!