RCCOLA

Rashiti: Të gjithë së bashku të angazhohemi me më shumë vullnet dhe përkushtim, për ta tejkaluar dhe ndryshuar kahjen

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në momente festive gjithmonë urojmë për më të mirat familjarët, miqtë e varësisht rolit në shoqëri, këto urime i drejtojmë edhe tek kolegët e ngrohtësisht edhe tek qytetarët. Sigurisht që gjatë këtij viti kemi kaluar nëpër shumë sfida të vështira ekonomike, tensione dhe kriza në Kosovë, sikurse ikja masive e të rinjëve jashtë vendit, rritja enorme e çmimeve, ngecja e madhe në investime madhore ka shkruar Riad Rashiti nga PDK e Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

Këto brenga janë të njëjta për secilin qytetar, e sfida këto të cilat do të përballemi edhe vitin tjetër fatkeqësisht.

Ndaj kësaj situate duhet të gjithë së bashku të angazhohemi me më shumë vullnet dhe përkushtim, për ta tejkaluar dhe ndryshuar kahjen për një zhvillim dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe sociale.

Hidromorava

Më shumë se kurrë kemi nevojë për më shumë besim për të ardhmen e vendit tonë, të japim më shumë energji pozitive, të shfrytëzojmë potencialin që e kemi si shoqëri, dhe përvojën ta orientojmë për ta përkrahur e ndihmojmë njëri-tjetrin.

Padyshim që çdo shoqëri e vend ka nevojë ta shpreh ndjenjën bazë njerëzore, atë të dashurisë e përkatësisë. Dhe kështu me shumë dashuri e empati ju uroj të gjithëve që viti 2024 të jetë me më shumë momente pozitive, dhe më i begatë për familjet tona e shoqërinë tonë.

Uroj për shëndet të mirë, harmoni, suksese e mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Gëzuar 2024 🥂