UBT

Rashiti: Sporti dhe Kultura sot na bashkoi me bizneset, për të rinjtë e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në konferencën e mbajtur sot me bizneset e Gjilanit, diskutuam për mundësitë e reja që mund të ju ofrohen klubeve sportive, rinore dhe kulturore, përmes financimit që e mundëson ligji për sponzorizim ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit:

Gjilani me klubet sportive të suksesshme gjithmonë ka qenë i njohur si qytet i sportit në Kosovë. Falë përkrahjes së jashtëzakonshme të afaristëve të komunës tonë, në periudhat edhe më të rënda të shoqërisë sonë.

Edhe sot sportin në Gjilan e financojnë bizneset dhe afaristët e suksesshëm të komunës tonë, pa përkrahjen e të cilëve klubet sportive nuk do të mund të mbijetonin vetëm me subvencionimin vjetor që u ndahet nga buxheti komunal.

Fundamenti

Të gjithë Ne së bashku, mundemi dhe duhet të bëjmë edhe më shumë për të rejat dhe të rinjët tanë. Institucionet komunale do të jenë plotësisht të angazhuara për një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë në mes bizneseve dhe sportit.

Bizneset tona kanë nevojë për më shumë përkrahje institucionale dhe informim më të saktë lidhur me mundësinë e shfrytëzimit të ligjit të sponzorizimit, ku financimi për klubet sportive, të rinjët dhe kulturën, do të ishte i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm.

Bizneset gjithmonë e kanë mbajtur gjallë dhe i kanë dhënë zemër sportit Gjilanas.
Bashkë mund të bëjmë më shumë!