Mobi Casa

Rashiti: Sot ndjehem fitues, jo vetëm për mbështetjen tuaj, por për njerëzit që qëndruan pranë meje me zemër, me vullnet dhe me bindje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kjo fushatë ishte shumë më tepër se garë, ishte një rrugëtim i përbashkët, i mbushur me energji, emocione, kujtime e përkushtim. Çdo takim, çdo dorë e shtrirë dhe çdo fjalë e mirë që mora nga ju, më dha forcë dhe motiv për të ecur përpara ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

E dashur strukturë e partisë demokratike, aktivistë besnikë e të palodhur, të nderuar qytetarë të Gjilanit

Në këtë natë të fundit përpara zgjedhjeve lokale ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e madhe dhe besimin që ma dhatë gjatë gjithë kësaj fushate. Secilit prej jush, të gjitha familjeve heroike të dëshmorëve, të burgosurve politikë e invalidëve të luftës.

Secilës vajzë e grua, secilit djalë e burrë, çdo sipërmarrësi e prodhuesi, secilës organizatë jo-qeveritare, çdo mësimdhënësi e mjeku, secilit bujk e arkitekt, inxhinier e artist, çdo gazetari e mediumi.

Eco Higjiena

Sot ndjehem fitues, jo vetëm për mbështetjen tuaj, por për njerëzit që qëndruan pranë meje me zemër, me vullnet dhe me bindje.

Kjo fushatë ishte shumë më tepër se garë, ishte një rrugëtim i përbashkët, i mbushur me energji, emocione, kujtime e përkushtim. Çdo takim, çdo dorë e shtrirë dhe çdo fjalë e mirë që mora nga ju, më dha forcë dhe motiv për të ecur përpara.

Jam mirënjohës për mundësinë që më dha kryetari Memli Krasniqi, që të garoj për qytetin tim me ekipin më të mirë.

E mbi të gjitha falënderoj familjen time që më qëndruan pranë përherë.
Kjo mbështetje e sinqertë është fitorja ime e vërtetë. Faleminderit nga zemra!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.