Mobi Casa

Rashiti: Shumë biznese kanë lënë Gjilanin duke kërkuar kushte më të favorshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kjo nuk duhet të ndodhë më. Ne do t’i fuqizojmë bizneset, do t’i lehtësojmë procedurat dhe do të krijojmë mundësi reale për të rinjtë dhe gratë. Me secilin zotim, Gjilani bëhet vend ku bizneset qëndrojnë, e padyshim edhe rriten ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:
Zotimet tona kryesore për bizneset janë:

HW

Do të themelojmë drejtorinë e Investimeve për tërheqjen, koordinimin dhe mbështetjen e investitorëve.
500 hektarë tokë komunale në dispozicion për investime strategjike nga diaspora dhe sektori privat.
Infrastrukturë moderne për mini-zonat industriale ekzistuese, duke lehtësuar zhvillimin e bizneseve aktuale.
Partneritet i fuqishëm me diasporën dhe investitorët e huaj, me paketa lehtësuese për investime në Gjilan.
Zero taksë për lejet ndërtimore për bizneset prodhuese dhe ato që zgjerojnë kapacitetet e tyre.
Subvencione për shkollat private profesionale, që aftësojnë të rinjtë për tregun lokal dhe ndërkombëtar të punës.
Dyfishim i Fondit për Start-up dhe grante 5–10 mijë euro për biznese të reja dhe inovative.
Krijimi i Fondit Komunal për Garanci dhe Subvencionim të Interesit.
Mbështetje për biznese të gjelbra për efikasitet energjetik, panele diellore dhe riciklim.
Thirrje transparente dhe procedura të shpejta për grante, subvencione dhe leje biznesore.
Me mbështetjen tonë, çdo sipërmarrës ka mundësi, çdo investim ka vlerë, dhe çdo familje përfiton.

Së bashku do të ndërtojmë një Gjilan më të fortë, më inovativ dhe më prosperues për të gjithë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.