Eko Higjiena

Rashiti: Rritje enorme e shpenzimeve në komunën e Gjilanit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në këtë vit janë duke u bërë shpenzime enorme në komunën e Gjilanit për furnizim, punë dhe shërbime publike, në krahasim me vitet e kaluara. Ku vetëm në muajin e fundit janë dhënë tendere, me shifra enorme për me mallra dhe shërbime thotë Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja.

Rashiti tha se sipas informatave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, komuna e Gjilanit gjatë këtij pesë mujori ka dhënë 28 tendere, ku 15 prej tyre janë dhënë pa procedurë të hapur përmes kuotimit dhe 9 tendere (për asfaltimin e rrugëve dhe furnizim e shërbime tjera) iu janë dhënë kompanive jashtë komunës së Gjilanit, raporton rajonipress.

“Tenderi i fundit që është dhënë nga komuna e Gjilanit, është ajo për kompaninë N.t.sh.“Fauna”, për projektin e “Dezinfektimit, Dezinsektimit dhe Deratizimit në Komunën e Gjilanit” në vlerën prej 160,350.00 euro, e që është shifër jashtëzakonisht e lartë (edhe pse është një kontratë publike kornizë për tri vite) duke pasur parasysh se viteve të kaluara ky shërbim ka pasur kosto shumë më të ulët, ku në vitin 2011 kjo kontratë një vjeçare me të njëjtën kompani “Fauna” ka kushtuar 6,499.95 euro për një vit, ndërsa në vitin 2010 ka kushtuar 7,963.00 euro e që është kontraktuar me kompaninë N.SH “ EKO-DDD” nga Ferizaji. Që do të thotë se kjo kontratë e dhënë, tani ka kosto vjetore mesatare mbi 53 mijë euro, ndërsa më herët viteve të kaluara ka pasur kosto mesatare vjetore prej rreth 8 mijë euro. Pra ka rritje të shpenzimeve të këtij shërbimi për 7 herë më shumë”.

Sipas Rashitit në këtë tender kanë marr pjesë dhe kanë ofertuar vetëm dy kompani, e që mund të dyshohet edhe për marrëveshje në konkurim të këtij projekti, sepse te dy ofertat kanë qenë me shuma të larta, e përndryshe edhe nuk ka logjik kjo rritje enorme kostos financiare për të njëjtin shërbim të kontraktuar.

“Poashtu, në këtë vit nga komuna, janë krijuar shpenzime të reja për blerje të rrobave për zyrtarët komunal, në shumën prej 6,216.00 euro, tender që i është dhënë firmës NTP “Meti Commerc”. Nuk është e qartë se për sa zyrtarë komunal dhe cilët prej tyre do të vishen më këto rroba, kur dihet mirë se këto shpenzime nuk kanë ndodhur së paku në katër vitet e kaluara në komunën e Gjilanit. Apo ndoshta tani po ndodhin këto shpenzime për shkak të dietës buxhetore të komunës, ku zyrtarët mund të kenë humbur peshë me fajin e kryetarit të komunës, i cili tani edhe e ka marr obligim për t’iu blerë rroba të reja me numër më të vogël të veshmbathjeve”.

Hidromorava

Rashiti tha se përveç shpenzimeve të lartcekura, janë krijuar edhe shpenzime tjera enorme, si ajo për shërbimet e telefonisë mobile, ku për rreth 350 zyrtar komunal i ka kushtuar komunës së Gjilanit në këtë vit hiq më pak se 37,224.00 euro, kjo kontratë dyvjeçare iu është dhënë Post Telekomit të Kosovës.

“Tanimë, kjo rritje e shpenzimeve enorme në komunën e Gjilanit është bërë e pakontrolluar dhe dyshohet për keqpërdorime, sepse kemi disa raste të tenderëve të dhënë, të njëjtës kompani brenda 18 ditëve iu janë dhënë dy tendera për furnizim në bujqësi, sikurse që është rasti me kompaninë “Rendimenti” , ku më 24 shkurt iu është dhënë kontrata për furnizim me farë misri në vlerë prej 17,225 euro dhe tjetra më 13 mars iu është kontratë me kuotim në vlerë prej 5 mijë euro për furnizim me foli plastike, pra nuk është bërë furnizimi i planifikuar përmes një kontrate, por e kanë ndarë në dy kontrata me qëllime të caktuara”.

Kemi edhe një rast tjetër, ku për rrënimin e objekteve është kontraktuar përmes formës së kuotimit firma “El-Bau”shpk në shumën prej 8,920 euro vetëm për rrënimin e ish-objektit të Higjienës, i cili edhe ashtu pothuajse ishte i vet rrënuar, ndërsa komuna e Gjilani ka gjashtë muaj që kjo nuk po e kontrakton një kompani për rrënimin e objekteve pa leje për të cilat po ndërtohen në qytetin tonë ka sqaruar Rashiti

“Tenderomanisë në komunën e Gjilanit, po i prijnë interesat për përfitime të caktuara, ku për krejt këto që po ndodhin është në dijeni edhe kryetari i komunës, i cili përveç që po i lejon të ndodhin këto gjëra, ai po ndërhynë në formë joligjore dhe jashtë kompetencave të tij edhe në disa raste të tjera duke i ndërprerë kontrata e nënshkruara vitin e kaluar me disa kompani të caktuara, e për të cilat do të ketë pasoja edhe buxheti i komunës” mendon Rashiti.

Përveç rritjes enorme të shpenzimeve, dyfishimit të kontratave me të njëjtat kompani, numrit të madh të kontratave përmes kuotimit pa procedura të hapura të tenderimit, komuna e Gjilanit është duke bërë edhe shkelje të procedurave ligjore gjatë realizimit të projekteve, sepse së pari po kryhen punët e pastaj po zhvillohen procedurat e tenderimit, e këto përveç që janë keqpërdorime të bazuara, janë edhe vepra penale për të cilat ne kemi kërkuar publikisht edhe nisjen e hetimeve nga prokuroria e Gjilanit tha Riad Rashiti, Këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.