UBT

Rashiti: Qeverisja sportive e Lutfi Hazirit me “Flash” Drejtora

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Gjilanit po vazhdon qeverisjen e tij me drejtorë (lojtarë rezervë) të cilët po i ndërron nga tri herë brenda gjashtë muajve. Emërimi i Salih Kqikut në pozitën e menaxherit të Zyrës së Prokurimit, tregon pamundësinë e stabilitet qeverisës dhe dobësinë e madhe të këtij pushteti thotë për rajonipress Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Riformatizimi i qeverisjes komunale i paralajmëruar nga Lutfi Haziri po shihet më shumë si dobësi dhe jostabilitet i partnerëve të koalicionit sesa diçka pozitive që mund të ndodhë në qeverisjen aktuale. Të paktën ky është përceptimi i partive opozitare në Gjilan raporton rajonipress.

Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja tha se Kryetari i komunës së Gjilanit po vazhdon qeverisjen e tij me drejtorë (lojtarë rezervë) të cilët po i ndërron nga tri herë brenda gjashtë muajve. Emërimi i Salih Kqikut në pozitën e menaxherit të Zyrës së Prokurimit, tregon pamundësinë e stabilitet qeverisës dhe dobësinë e madhe të këtij pushteti thotë për rajonipress Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Rashiti mendon se me këtë zyrtar komunal, Lutfi Haziri po bënë lojë të rrezikshme dhe të pakuptimtë. “Ai në fillim të mandatit për disa muaj e kishte emëruar ushtrues detyre në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, pastaj e kishte emëruar si drejtor në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe javën e kaluar e largoi dhe e emëroi Menaxher në zyrën e Prokurimit. Ky drejtor ose është shumë i “aftë” ose shumë i “paditur”, vetëm se ajo çka është parë deri më tani në punën e tij, nuk mund të thuhet se i takon aspak asaj të parës”.

Rashiti thotsë se ne si opozitë me kohë i kemi dhënë vërejtjet dhe sugjerimet tona për kryetarin Haziri, sa i përket punës së këtij “Flash Drejtori”. “Sepse ai në drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik menjëherë i ka bllokuar të gjitha projektet e PPP dhe të tjerave me miliona euro, e që ishin në fazën e nisjes së realizimit të tyre, poashtu edhe në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave ka lejuar rënien e jashtëzakonshme të nivelit të përgjegjësisë në punë, duke degraduar dhe emëruar njerëz pa meritë në pozita udhëheqëse brenda drejtorive, vetëm pse janë të LDK-së e që me këto veprime të tija është dëmtuar rëndë edhe buxheti komunal, nga mos realizimi i tij për këtë vit”.

FIDANISHTJA

Ne edhe përmes Kuvendit Komunal i kemi kërkuar kryetarit Haziri, që të marr masa ndaj disa drejtorëve komunal për dështimet e tyre, përndryshe komuna e Gjilanit do ta pësojë keq. “Ashtu edhe po ndodhë sot, por normalisht nuk do të duhej që kuadrot e dështuara të transferohen për eksperimente nga një drejtori në tjetrën, sepse që të tri drejtoritë komunale, në të cilat është emëruar Salih Kqiku, kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shpenzimet dhe menaxhimin e drejtpërdrejtë të miliona eurove të parasë publike nga buxheti i komunës së Gjilanit. E këto lëvizje tregojnë joseriozitetin e zotit Haziri në qeverisjen e tij me komunën e Gjilanit, e cila nuk mund të quhet ndryshe pos që është tani dhe do të përfundojë si një qeverisje e dështuar sikurse e ka përfunduar ai dhe partia e tij në vitin 2007” tha Rashiti.

Rashiti tha se ne si PDK, e kemi thënë edhe para zgjedhjeve se LDK dhe Lutfi Haziri nuk janë të gatshëm dhe të përgatitur të qeverisin me Gjilanin, por normalisht që qytetarët dhe votuesit e komunës i kanë besuar dhe janë mashtruar edhe një herë nga premtimet boshe dhe nga aftësia mashtruese e tij.”Kjo është parë që nga fillimi i mandatit të tij, ku për disa muaj u vonua në emërimin e drejtorëve, për të cilët që në fillim kemi vlerësuar se nuk janë profesional, me përvojë dhe të dëshmuar në të kaluarën e tyre. Ne kemi besuar se LDK ka pasur dhe ka kuadro më të mira, se sa që janë emëruar fillimisht nga Lutfi Haziri në pozita të rëndësishme dhe të ndjeshme, por siç duket këtë e ka bërë nga presioni brenda partiak dhe që është detyruar të veprojë ashtu. Edhe sot pas tetë muajsh, Haziri nuk e ka kompletuar qeverisjen komunale. Ende nuk ka të emëruar drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, mendojmë se kjo flet jashtëzakonisht shumë, kur dihet se çfarë premtime ka dhënë ai gjatë fushatës elektorale për fushën e kulturës, rinisë dhe sportit”.

Rashiti gjithashtu tha se Haziri ende nuk ka të emëruar Nënkryetarin e komunës për Komunitete dhe Zëvendës Kryesuesin e Kuvendit Komunal. Nga muaji maj nuk ka drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe ende nuk ka zgjedhur drejtorin e QKMF-së etj.

“Pra, kjo lirisht mund të quhet një qeverisje sportive, me një ekip gjysmak, ku lojtarët po provohen, herë në sulm, në mes fushë, e herë në mbrojtje. Por assesi të nxehen për lojë, e në këtë rast po shihen që janë të paaftë për punë, sepse janë shumë larg njohurive në jetën institucionale, si mungesë e jo profesionalizimit, mungesës së përvojës dhe mos vetëdijesimit të tyre për përgjegjësinë që e kanë në pozitat udhëheqëse nëpër institucionet komunale. E ne jo rastësisht i kemi quajtur praktikant e disa brucoshë. Por sigurisht që kjo nuk mund të thuhet për të gjithë drejtorët, por në shumicë janë të tillë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.