ARKATANA

Rashiti: Qeverisja në Gjilan po i frikëson investitorët e huaj

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Numër i madh i pengesave të ndryshme të krijuara nga qeverisja aktuale në Gjilan, kanë krijuar imazh negativ te sektori privat, donatorët dhe investitorët e huaj, duke përkeqësuar jashtëzakonisht shumë ambientin dhe klimën e mirë për bizneset, që dikur Gjilani e kishte krijuar gjatë viteve të qeverisjes së PDK-së dhe që atëherë vlerësohej lartë nga USAID dhe nga mekanizmat tjerë vendor e ndërkombëtar thotë Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja.

Rashiti thotë se ka qenë domosdoshmëri e kohës përmirësimi i klimës së biznesit dhe krijimi i kushteve të favorshme për rritjen e investimeve në Gjilan, me qëllim të arritjes së rezultateve pozitive dhe të rëndësishme për mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës.

“Numër i madh i pengesave të ndryshme të krijuara nga qeverisja aktuale në Gjilan, kanë krijuar imazh negativ te sektori privat, donatorët dhe investitorët e huaj, duke përkeqësuar jashtëzakonisht shumë ambientin dhe klimën e mirë për bizneset, që dikur Gjilani e kishte krijuar gjatë viteve të qeverisjes së PDK-së dhe që atëherë vlerësohej lartë nga USAID dhe nga mekanizmat tjerë vendor e ndërkombëtar”.

Sipas Rashitit, kjo formë dhe kjo qasje e qeverisjes komunale ndaj biznesit dhe investitorëve, u ka mbyllur rrugën të gjitha investimeve që vijnë nga sektori privat (me përjashtim atyre që po bëhen në sektorin e ndërtimeve) duke rrezikuar potencialin e mirë dhe fuqinë financiare (nga diaspora) që ka rajoni i Gjilanit, për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

United Hospital

“Mungesa e kapaciteteve dhe kuadrove profesionale në institucionet komunale dhe vendosja e personave të papërgjegjshëm, të pakualifikuar dhe të korruptuar në pozitat kyçe, janë disa nga faktorët, që kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka lejuar me vetëdije, që të prish plotësisht imazhin e komunës për biznesin dhe për investitorët. Dështimi i konferencës së donatorëve të mbajtur në Gjilan, dështimi i Gjilanit në pjesëmarrjen e konferencës në Cyrih të Zvicrës, dështimi i programit të investimeve përmes Partneritetit Publiko Privat, dështimi i para ndalimit për shkatërrimin dhe rrënimin e fabrikave në Gjilan, ka bërë që asnjë projekt serioz të mos nisë për këto tri vite në Gjilan. Këto dështime kanë bërë që edhe projektet e nisura vite më parë të bllokohen dhe të dështojnë. Lumi Mirusha (projekti “historik”), Tregu i Gjelbër, Zona Ekonomike dhe plotë projekte të tjera të rëndësishme, kjo qeverisje e paaftë i ka bllokuar dhe duke mos ofruar asnjë mundësi tjetër konkrete. As projektin e Sahat Kullës kjo qeverisje nuk është në gjendje ta përfundojë, projekt i nisur nga qeveria e kaluar e LDK-së”.

Rashiti mendon se bllokimi i investimeve edhe të atyre që nuk kishte asnjë pengesë ligjore apo financiare, si në rastin e projektit të PPP dhe marrëveshjes me kompaninë “Eko Higjiena”, ka bërë që mos të investohen edhe mbi një milion euro të planifikuara deri në vitin 2015, ndërsa ato fare nuk po ndodhin edhe tani, si pasojë e mos bashkëpunimit në mes dy partnerëve, krijimit të konfliktit të vazhdueshëm institucional, nga individë që nuk mund të përfaqësojnë as veten e tyre, e lëre më komunën e Gjilanit.

“Këto paaftësi të kryetarit Haziri, për të zgjidhur problemet dhe për t`i eliminuar pengesat e shkaktuara qëllimshëm nga disa zyrtarë komunal në shumë projekte, ka bërë që të humb tërësisht besimi tek institucionet komunale. Gjilani tanimë është futur në një rrugë pa krye dhe e cila assesi nuk mund të dal nga kriza e thellë institucionale, që i ka shkaktuar dëme të mëdha qytetarëve të Gjilanit, nga mos zhvillimi ekonomik që po e rëndon për çdo ditë e më tepër mirëqenien e secilës familje dhe secilit qytetar” tha Riad Rashiti, Anëtar i KK nga PDK./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.