Fundamenti

Rashiti: Qeverisja komunale po përfiton miliona euro nga ndërtimet e egra

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kjo qeverisje po përfiton miliona euro nga ndërtimet e egra. Jeni pasuruar duke e planifikuar këtë plan të biznesit edhe atë kur është shuar drejtoria e inspeksionit. Ky plan biznesi multimilionësh ende po vazhdon. Ndërtimet kanë përfunduar kurse kaosi urbanistik po e shkatërron qytetin e Gjilanit ka thënë Riad Rashiti.

Riad Rashiti nga PDK-ja tha se kanë mungesë të materialit për këtë temë sepse drejtori vetëm lexojë shkel e shko raportin.

Mobi Casa

Rashiti tha se nëse krahasohet ky vit me vitet e tjera inkasimi është shumë më i dobët. Është mirë me na tregue se kush e ka shtëpinë pa leje sepse t`i je i pari që nuk ke leje ndërtimore. Legalizimi ka dështuar. Është injoruar diskutimi rreth kësaj teme sepse jeni frikësuar të ballafaqoheni ta debatoni gjendjen reale të kësaj dukurie shkatërruese. Kjo gjendje nuk ka ardh rastësisht sepse ju zoti Valon Shefkiu jeni drejtor edhe në kohën e PDK-së. Kjo qeverisje po përfiton miliona euro nga ndërtimet e egra. Jeni pasuruar duke e planifikuar këtë plan të biznesit edhe atë kur është shuar drejtoria e inspeksionit. Ky plan biznesi multimilionësh ende po vazhdon. Ndërtimet kanë përfunduar kurse kaosi urbanistik po e shkatërron qytetin e Gjilanit”.

Riad Rashiti tha se Valon Shefkiu ishte në komision disiplinor në kohën e Qemajl Mustafës sepse nuk i kishte kryer detyrat. “Tani gjendja aktuale është e rëndë sepse janë mbi 120 ndërtime pa leje. Zyrtarët komunal po e shkatërrojnë qytetin e Gjilanit kurse ju keni heshtur”./rajonipress/