UBT

Rashiti: Qeverisja e VV-së në kolaps të plotë, qytetarët e Gjilanit janë viktimë e dështimeve të pushtetit komunal dhe qendror

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Duket e pabesueshme, por është realitet i dokumentuar, ku prej mbi tre milion euro buxhet të planifikuar te drejtoria për shërbime publike për këtë vit, asnjë euro nuk është shfrytëzuar për investime kapitale, në periudhën gjashtë mujore të këtij viti. Kjo tregon më së miri se si komuna e Gjilanit ka rënë në krizë të thellë, jo që nuk ka zhvillime dhe avancime të reja, por nuk ka as mbijetesë në mirëmbajtjen e infrastrukturës aktuale publike ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Dështimi më i jashtëzakonshëm i qeverisjes së VV-së po ndodhë në sektorin e shërbimeve publike, kjo drejtori është në kolaps të plotë. Aty asgjë nuk funksionon, ka rënë gjithçka nga sistemi.

Përveç gjendjes së mjerueshme që shihet kahdo e kudo në qytet dhe fshatra edhe sipas raportit financiar janar-qershor 2023 i publikuar në faqen e komunës së Gjilanit, shihet se asnjë cent i buxhetit të planifikuar prej mbi tre milion euro nuk është shpenzuar për projekte të investimeve kapitale. Ndërsa për mallra dhe shërbime buxheti është shfrytëzuar vetëm 23%, e që janë edhe mbi një milion euro të pashfrytëzuara.

FITORJA

Kurrë nuk ka ndodhë sikur tani, që për gjashtë muaj të mos shpenzohet asnjë cent për projekte kapitale, asnjëherë gjendja më e rëndë nuk ka qenë në qytetin e Gjilanit dhe në fshatrat e komunës tonë.

Projektet që kapin vlerën e mbi 5 milion eurove të planifikuara në buxhetin e këtij viti, as nuk kanë nisur me u realizu, disa as nuk janë kontraktuar me ndonjë operator ekonomik.
Për këtë gjendje alarmante, nuk ka definicion tjetër përveç kolaps total i shërbimeve publike dhe i kësaj qeverisje të dështuar komunale, njësoj e bashkë me qeverisjen qendrore. Dështimi dhe kolapsi ekonomik e ka vetëm një emër, VV.

Është lista tepër e gjatë për të i numëruar secilin projekt që po dështon, e edhe më gjatë kanë me qenë pritjet e qytetarëve të Gjilanit, për tu realizuar projektet e zotuara nga pushteti aktual./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.