United Hospital

Rashiti: Pushteti i VV-së në Gjilan gradualisht ka kaluar në opozitë të qeverisë së Albin Kurtit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Si pasojë e dështimeve të jashtëzakonshme në qeverisjen e pa aftë komunale të udhëhequr nga pushteti i VV-së në Gjilan, fajin për mos realizimin e projekteve kapitale po gjuajnë krejtësisht te ministritë e qeverisë së Albin Kurtit thotë Riad Rashiti nga PDK e Gjilanit.

“Për dështimin e autostradës së Gjilanit, Alban Hyseni përgjegjësinë po e bartë te qeveria e Kurtit, për stadiumin e qytetit, për impiantin e ujërave të zeza, për zgjerimin e rrugës Hamdi Kurteshi përgjegjësin po e bartë te Ministria e Mbrojtjes, projektin e fshatit të lumtur poashtu fajin qeveria, për objektin e Bashkësisë Islame thotë ministria përkatëse ndërsa kryetari Hyseni bënë lojëra në prapaskenë, për shkatërrimin e posa asfaltuar të rrugës Gjilan-Kllokot fajin e paska ministria, për dështimin e projekteve të hyrjeve daljeve të qytetit poashtu përgjegjësinë po e bartin te ministria e infrastrukturës, si dhe për çdo projekt tjetër që po dështon pushteti i VV-së në Gjilan fajin e paska qeveria e Kurtit” tha Rashiti.

HW

Rashit mendon se budallakia e fundit e pushtetit të VV-së në Gjilan është kur drejtori i shërbimeve publike ka deklaruar në seancën e fundit komunal se rregullimi i trotuarit të degraduar në lagjen e Arbërisë, nuk është kompetencë e komunës, por e ministrisë.

“Krejt komunat e Kosovës që udhëhiqen nga PDK nuk kanë ankesa kundër qeverisë së Kurtit, sa një komunë e udhëhequr nga pushteti i VV-së. Sepse kryetarët e PDK punojnë natë e ditë dhe nuk e bëjnë kukuvajkën e një kryetari të VV-së në Gjilan” tha Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.