Rashiti: Puna jonë në qeverisjen komunale do të bazohet plotësisht në profesionalizëm, ligjshmëri dhe transparencë para publikut

Gjilan – Para strukturës së PDK-së sot prezantuam punën në institucionet komunale. Në takim me strukturën drejtuese të degës së PDK-së në Gjilan, prezantuam punën dhe angazhimin tonë në institucionet komunale. Me një bashkëpunim dhe koordinim të mirë si koalicion qeverisës VV-PDK në Gjilan, është nisur mirë e mbarë puna në shumë projekte me rëndësi për komunën dhe qytetarët tanë ka shkruar Riad Rashiti.

“Pavarësisht gjendjes së rënduar financiare të trashëguar dhe problemet serioze që janë bartur nga e kaluara. Secili nga drejtorët komunal informuan strukturën e degës, për planet dhe projektet që janë në realizim e sipër dhe cilat janë në proces të fillimit. Puna jonë në qeverisjen komunale do të bazohet plotësisht në profesionalizëm, ligjshmëri dhe transparencë para publikut” ka thënë Rashiti.

Rashiti ka thënë se edhe pse vetëm dy muaj e pak ditë nga fillimi i angazhimit në institucione komunale, u vlerësua pozitivisht nga të gjithë, puna e përfaqësuesve të PDK-së në komunën e Gjilanit. “Bashkë mund të bëjmë edhe më shumë” ka thënë Rashiti./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS