ARKATANA

Rashiti: Problemet e prokurimit po i shkaktojnë dëme të mëdha buxhetit komunal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Raporti i Prokurimit për nëntë mujorin e këtij viti dhe i cili u prezantua nga menaxheri i kësaj njësie, nuk është real dhe fshehë gjendjen dhe problemet e mëdha që ka Prokurimi në menaxhimin e procedurave dhe shpenzimin e pakontrolluar të buxhetit komunal thotë Riad Rashiti.

Derisa Salih Kqiku në një takim me gazetarët dha vetëm fjalë superlative për sektorin e tij, kështu nuk mendon Riad Rashiti nga PDK-ja i cili vlerëson se pikërisht dallaveret që bëhen në zyrën e prokurimit po i shkaktojnë dëme të mëdha buxhetit komunal.

Rashiti thotë se raportet e institucioneve shtetërore, profesionale dhe kompetente kanë dhënë vlerësime krejt tjera prej KDI, menaxherit të Prokurimit dhe komunës së Gjilanit.

Problemet serioze që ka sot Prokurimi në Gjilan, po i shkaktojnë dëme të mëdha buxhetit komunal me tenderë dhe kontrata joligjore, mosrespektim të procedurave ligjore, pa mbikëqyrje profesionale, cilësi shumë të dobët në realizimin e projekteve dhe qëndrueshmëria e investimeve është shumë jetëshkurtër.

Njëra nga shkeljet më të mëdha ligjore që po bënë Prokurimi në Gjilan, është mosrespektimi i procedurave të prokurimit. Ka shumë projekte në Gjilan të cilat po tenderohen dhe kontraktohen pas kryerjes së punëve dhe shërbimeve nga ana e operatorëve ekonomik.

Uji Dea

Hiq më larg se dje janë bërë veprime të tilla jo ligjore dhe jo procedurale, ku ende pa u nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik, ka filluar shpërndarja e farës për mbjellje vjeshtor.

Projekti i manifestimit “Ditët e Mërgatës” është tenderuar dhe kontraktuar një muaj pasiqë është realizuar, e më keqja është se dyshohet edhe për keqpërdorime, ku i është dhënë kompanisë “Gishtat” nga Prishtina, përmes kuotimi.

Komunës së Gjilanit i janë anuluar dy procedura të dhënies së tenderëve nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në Prishtinë, sepse janë bërë shkelje serioze ligjore dhe procedurale.

Ka shumë tenderë që po jepen përmes kuotimit deri në vlerën nën 10 mijë euro, për të njëjtën punë apo shërbim. Këtë vlerësim e ka dhënë edhe Auditori i Përgjithshëm i cili ka konstatuar se komuna e Gjilanit ka dhënë deri në 6 tender për të njëjtën qëllim, vetëm për ti ikur procedurave të hapura dhe për ti favorizuar disa nga operatorët ekonomik, e që janë të lidhura me zyrtarë komunal dhe me pushtetin qeverisës në Gjilan.

Andaj, menaxheri i prokurimit nuk ka vend për tu krenuar me punën dhe udhëheqjen e tij në Prokurim sepse gjendjen e ka shumë të keqe, por duhet të përmirësohet shumë në drejtim të respektimit të ligjit të prokurimit, me qëllim të shpenzimit real dhe pa e keqpërdorur buxhetin komunal nga tenderët e kundërligjshëm tha Riad Rashiti , anëtar i KK Gjilan nga PDK./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.