Rashiti: Prioritet i yni do të jetë zhvillimi ekonomik dhe punësimi

Kllokot- Këto ditë kryetari i ri i komunës së Kllokotit Sreqko Spasiq, në kuadër të aktiviteteve dhe të konsultimeve që ka bërë me partnerët qeverisës për formimin e qeverisë së re lokale, ka emëruar për nënkryetarë të ri për komunitete Hasan Rashitin.
Hasan Rashiti për rajonipress flet për pozitën e shqiptarëve në Kllokot, investimet, projektet e shumta që parashihen të realizohen dhe për zhvillimin ekonomik të Kllokotit.
Rashiti tha se si nënkryetar i komunës për komunitete do të bënë çmos që të realizon ato çka LDK-ja si parti ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore në këtë komunë.
Rashiti thotë se do të angazhohet për një zhvillim ekonomik të komunës, për një jetë më të mirë të qytetarëve .”Do të angazhohemi si unë ashtu edhe kryetari i komunës që Kllokoti si komunë të ketë sa më shume investime në zhvillimin e bujqësisë, pasiqë bujqësia është degë kryesore e qytetarëve tanë e për të bërë këtë do të angazhohemi për rritjen e shumës së subvencioneve për bujqit, por edhe për ndihmë më të mëdha në forma të ndryshme nga komuna” tha Rashiti.
“Prioritet mbi prioritetet do të kemi zhvillimin e bujqësisë dhe me këtë edhe punësimin e të papunëve ngase siç dihet komuna e Kllokotit ka një numër të madhe të të papunëve të të dy bashkësive etnike që jetojnë në komunën e Kllokotit ku mbi 30 përqind i përkasin komunitetit shqiptarë e ku papunësia ndihet shumë më shumë” Hasani.
Ndryshe, Rashiti në këtë post është emëruar si përfaqësues i degës së LDK-së të Kllokotit, ku mbanë postin e kryetarit të kësaj dege ka njoftuar aziz zuka për rajonipress.