Mobi Casa

Rashiti: Preshevës i duhet qeverisje gjithëpërfshirëse, pazaret e këshilltarëve të dëmshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dështimi i seancës së 5-të i kuvendit komunal të Preshevës kalon edhe afatin tremujorë të mbajtjes së seancës që sipas ligjit për vetqeverisje lokale të Serbisë pamundëson funksionimin e qeverisjes dhe mundëson procesin e zgjedhjeve të parakohshme.

Gani Rashiti, drejtor i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë mendon se deri në këtë gjendje erdhi komuna si pasojë e papërgjegjësisë të disa individëve të caktuar duke shfrytëzuar mandatin e këshilltarit për përfitimie personale.

“Kjo nuk është një praktikë e re për vendin tonë që një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 2004. Në zgjedhjet e parakohshme nëse mbahen do jenë njëtest për partitë politike se me çfar figura do te garojnë”, u shpreh Rashiti për Titulli.com.

Mobi Casa

Ai theksoi gjithashtu se do të ketë pjesërisht rifreskim të klasës politike por se bartësit do të jenë të njëjtat figura politike.

“Nuk do të ketë parti fituese absolute të zgjedhjeve dhe prap përbërja e shumicës do të varet nga pazaret dhe interesat e njerëzve të caktuar”, deklaroi Rashiti.

Duke folur për mundësitë e daljes nga kjo krizë, Gani Rashiti deklaroi se komunës së Preshevës u duhet një qeverisje më e gjërë gjithëpërfshirëse e cila nuk do të jetë e varur nga një apo dy këshilltarë./Titulli.com.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.