ARKATANA

Rashiti: Përshëndetje nga bregdeti shqiptar për “Milionerin” e hajnisë

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë jam i sigurt se i gjithë opinioni qytetarë në Gjilan edhe ai i LDK-së, e din të vërtetën për Avdyl Aliun, e që jeni “Milioner” i hajnisë, i korrupsionit, i keqpërdorimeve, i uzurpatorit të pronës publike, i shkelësit të ligjeve, i penguesit të realizimit të projekteve të qytetarëve dhe më e keqja tani po ua jep rastin ta mësojnë të vërtetën për ju, se ju jeni bërë edhe “Milioner” totalisht si i pa “ditur”. Dhe sjellja e juaj politike-publike, sipas shkencës në psikologji nuk mund të emërtohet ndryshe pos që ju shprehni sindromën e “të gjithëdijshmit” ka thënë në kundër reagimin e tij Riad Rashiti.

Riad Rashiti edhe pse në bregdet nuk është dorëzuar duke dhënë një përgjigje sërish kundër akuzave të Avdyl Aliut.

Në reagim Rashiti ka shkruar: Prestigjiozja amerikane, “New York Times” në këtë vit, ka bërë një renditje të 52 vendeve me që duhen vizituar gjatë vitit 2014, ku bregdetin shqiptar e ka vendosur në vendin e katërt. Andaj është kënaqësi e veçantë, që ne e kemi një mundësi të tillë për të kaluar disa ditë pushimi në një vend kaq të mrekullueshëm, e që ndoshta për disa si “Milioneri” i tërmetit, ky vend nuk është i përshtatshëm politikisht, por çka ti bësh.

Nuk është aspak për mua e lehtë ta kalosh pushimin disa ditor, sepse mendja më qëndron te disa nga kolegët këshilltar dhe “Milioner” të Kuvendit Komunal të LDK-së, që janë aq shumë të angazhuar në këto ditë tepër të nxehta, me punët e “mëdha publike”, sa që tërë atë angazhim dhe luftë politike të tyre, e kanë fokusuar për momentin tek një pushues i qetë kosovar i cili gjendet në bregdetin shqiptar.

Duke mos dashur të thellohem shumë në “angazhimin e madh” të një personaliteti totalisht të padijshëm, por që realisht është bërë “milioner” nga viti 2002, përmes fondit të tërmetit. Një fjalë në popull thuhet “Mos më pyet se si e fitova milionin e parë, për të tjerat krejt me rend ti tregoj”, e në këtë rast, “shefi” i LDK-së, nuk po mundet ta fsheh mu prejardhjen e këtij milioni të parë.

Unë, nuk e mohoj se familja e tij e ndershme, ka të themeluar një biznes kohë të gjatë edhe para luftës (gjë që tepër pak afarist, kanë mundur të gjejnë formulën me okupatorin serb, për t’i mbijetuar biznesi gjallë). Por unë besoj se mu “shefit” i ka shkuar për dore edhe ajo kohë e pushtuesit, por edhe kjo e pas luftës po, sepse nuk iu është dashur dija fare këtij (sepse edhe ashtu zero-zero e ka) por iu është dashur vetëm për të qenë pjesë e hajnisë dhe kaq.

Unë jam i sigurt se i gjithë opinioni qytetarë në Gjilan edhe ai i LDK-së, e din të vërtetën për Avdyl Aliun, e që jeni “Milioner” i hajnisë, i korrupsionit, i keqpërdorimeve, i uzurpatorit të pronës publike, i shkelësit të ligjeve, i penguesit të realizimit të projekteve të qytetarëve dhe më e keqja tani po ua jep rastin ta mësojnë të vërtetën për ju, se ju jeni bërë edhe “Milioner” totalisht si i pa “ditur”. Dhe sjellja e juaj politike-publike, sipas shkencës në psikologji nuk mund të emërtohet ndryshe pos që ju shprehni sindromën e “të gjithëdijshmit”.

Ju “Milioner” i hajnisë, keni keqpërdorur miliona euro në kurriz të fatkeqësisë natyrore të tërmetit 2002, ndërsa po ashtu edhe sot, aq shumë i jeni gëzuar vërshimeve 2014 në Gjilan, sa që asnjë lloj angazhimi tjetër nuk keni treguar prej 31 korrikut e këndej, përveç asaj se si ti merrni 1.6 milion euro të tjera prej Qeverisë, për ta trashur ende hajninë e biznesit tuaj.

Më falni, se ju e keni bërë edhe një angazhim tjetër maksimal, po ndaj meje, por nuk e kuptoj ende pse nuk po ua “ha mendja”ta bëni një ballafaqim me Grupin e Këshilltarëve Komunal të PDK-së,pasi që rreth këtij debati asgjë nuk ka pasur personale, por si opozitë-pozitë. Apo ndoshta ju nuk mund ta bëni këtë, pasi që nuk jeni i denjët si “shef” i grupit të këshilltarëve komunal të “LDK”-së. Po jo, në realitet ju edhe nuk mund t’i përfaqësoni të gjithë kolegët tuaj nga partia e juaj, sepse nuk ju njohin si të tillë, sepse ata janë larg nga ti me karakter dhe dinjitet. Edhe kështu i ke “koritur” krejt me sjelljen tuaj të mjerë.

Ju “Milioneri” i hajnisë, keni uzurpuar pronë komunale, mu pranë shtëpisë suaj, e që edhe pa fije turpi, ju edhe e keni pranuar këtë akt, duke u arsyetuar se keni lëshuar rrugë për disa shtëpi. Por padituria e juaj, mendon se mund ti lëshosh kujtdo rrugë dhe kudo mund të uzurposh pronë komunale, (me leje të Bajram Begit), e kjo tregon mjerimin e vërtet tuajin.

Ju “Milioner” i hajnisë, poashtu keni uzurpuar trotuaret e qytetarëve me ndërtimin disa milionësh të objektit kolektiv të biznesit tuaj, keni tejkaluar kushtet e lejes së ndërtimit, për ta trashur edhe më shumë milionin e hajnisë suaj, ku ju edhe këtë e keni pranuar duke u arsyetuar se me ligjin e legalizimit ju do ta rregulloni uzurpimin tuaj, paramendon çka bënë mendja e sëmurë e juaja. Ndërsa, së shpejti ju do të njiheni në opinion që jeni edhe përdhunues.

Mobi Casa

Nuk është fatkeqësi vetëm për Grupin e Këshilltarëve Komunal të LDK-së, se kush i përfaqëson ata, por është fatkeqësi edhe për vet elektoratin e partisë suaj si dhe për krejt qytetin e Gjilanit. Sepse Hajni mbetet hajn, i padituri mbetet përherë i paditur, sepse ai kurrë nuk mëson duke menduar se është “i gjithëdijshmi”,uzurpatori përherë uzurpon pronë të huaj private dhe publike, bile edhe pozitat politike i uzurpon, përmes blerjes së votave me paratë nga “Milioneri” i hajnisë.

Ju zoti Aliu mos u ndalni aspak duke hulumtuar për mua dhe të kaluarën time dhe familjare, por sa për ta lehtësuar pak punën tuaj hulumtuese, do ti sjell në vija trasha disa informacione, sepse në reagimin tuaj e treguat edhe një padituri tënden apo një gënjeshtër për mua, sepse të vërtetat e tua të dëshiruara për mua fatkeqësisht kurrë nuk do të mund ti gjeni.

Unë ndihem jashtëzakonisht shumë krenar për jetën dhe për të kaluarën time personale dhe të familjare. Kjo është pasuria më e madhe e imja, kjo mua më bënë shumë të lumtur, pa brenga, më bënë vërtet të fluturojë lartë si zogë. Kjo ka vlerë për mua shumë më shumë se milionat tuaj të hajnisë.

Unë, tërë diturinë time e kam marr me punë, jo me para dhe me intervenime. Ndihem krenar që isha më i miri nga gjenerata për katër vitet e shkollës së mesme, të gjitha me rezultat të shkëlqyeshëm, (bindu se do ti dërgoj përmes postës në shtëpi ose te partia e juaj kopjet e dëftesave).

Kam pasur shumë profesor të nderuar që më kanë notuar për dijen time për katër vite dhe që sot ende janë aktivistë të LDK-së, AAK-së dhe partive tjera, nëse nuk është kështu i lus publikisht që të më demantojnë mua.

Ndërsa edhe pse me shumë vështirësi financiare familjare, kam arritur me sukses të përfundoj fakultetin ekonomik, ku për ne si student ishte rrezik bartja e indeksit kah
udhëtonim Gjilan-Prishtinë, ndërsa ju paralufte bënit biznes pa vështirësi nga okupatori serb, bile duke bashkëpunuar dhe duke udhëtuar kudo nëpër serbi.

Për informacioni tuaj “Milioner” i hajnisë, unë edhe Magjistraturën (dhe jo Master, siç ju po mundoheni ta bleni diplomën me “milionat” tuaj të hajnisë) e kam përfunduar me sukses në Universitetin e Ljubljanës në Slloveni.

Krejt këto të arritura i kam bërë falë angazhimi tim dhe mbështetjes së madhe që familja ime ma ka dhënë mua për këto vite, në studime por edhe në politikë gjithashtu.

Unë personalisht ende nuk e kuptojë se si është të ndihesh i turpëruar. Besoj se nuk është edhe ndjenjë e rëndë, pasi që siç duket ju prej se keni filluar të ecni, jeni ndier i turpëruar nga padituria e juaj, hajnitë, uzurpimet, gënjeshtrat, shpifjet, bashkëpunimin me okupatorin serb dhe shumë gjëra që unë kur i lexojë ndihem keq.

E vërteta për mua është freski për shpirtin tim, pasuri familjare por edhe për shoqërinë dhe rrethin tim. U ndihem mirë si zogë dhe si zogë dua të përfundojë jetën time, e jo si grabitqar.

Duke shpresuar se së paku për disa ditë “mbledh mend” ky “milioner” i hajnisë, jo për shkakun që jam në pushim në bregdetin shqiptar, por besoj se interesi i tij është të orientohet kah milionat tjerë që mund edhe të vijnë nga ri-shikimi i buxhetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e për t`i drejtuar kah biznesi i tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.