Uji Dea

Rashiti: PDK në Gjilan nuk do ta përkrah asnjërin kandidat për kryetar komune në balotazh

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Meqë PDK në Gjilan, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve fatkeqësisht nuk është në garë, rrjedhimisht nuk është e përfshirë në asnjë variant në garën e dy subjekteve tjera politike për kryetar të Komunës së Gjilanit. Duke patur parasysh interesin e Degës, në këtë kuadër ne mbetemi të përkushtuar në konsolidimin dhe zhvillimin e saj për ta rikthyer PDK-në në epokën e saj të lavdisë edhe në Gjilan ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashiti

Siç është e njohur tashmë, komuna e Gjilanit do të ketë edhe një raund zgjedhor – balotazh, për kryetar të Komunës në mes të dy subjekteve tjera politike: LVV dhe LDK.
Përkundër rezultatit jo të mirë në këtë proces zgjedhor, PDK Dega në Gjilan mbetet subjekti politik i angazhuar, serioz dhe i përgjegjshëm ndaj anëtarësisë së saj dhe interesit të qytetarëve të komunës së Gjilanit.

RCCOLA

Për korrektësi dhe transparencë për elektoratin e saj dhe publikun, Dega e PDK-së në Gjilan, nga takimet e përbashkëta të Shtabit zgjedhor me kryesinë, më pas edhe me kryetarë të nëndegëve e kandidatët për asambleist, del me konstatimin se:
– Meqë PDK në Gjilan, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve fatkeqësisht nuk është në garë, rrjedhimisht nuk është e përfshirë në asnjë variant në garën e dy subjekteve tjera politike për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Duke patur parasysh interesin e Degës, në këtë kuadër ne mbetemi të përkushtuar në konsolidimin dhe zhvillimin e saj për ta rikthyer PDK-në në epokën e saj të lavdisë edhe në Gjilan.

Riad Rashiti, Ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan