UBT

Rashiti: PDK në Anamoravë do të jetë në funksion të fuqizimit politik, dhe rritjes së besimit qytetar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bashkë me kryetarët e degëve të PDK-së në Anamoravë, diskutuam për angazhimin e përbashkët politik në komunat Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërd dhe Kllokot. Zgjedhjet vijnë shpejtë, e ne jemi të përkushtuar që me punë, bashkëpunim e koordinim të mirë në mes komunave tona, ta rikthejmë besimin e qytetarëve përmes ofertës e cila buron nga ta ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

PDK në Anamoravë do të bashkërendojë aktivitetet e strukturave tona, të cilat do të jenë në funksion të fuqizimit tonë politik, dhe rritjes së besimit qytetar në programin tonë të përbashkët qeverisës, i cili ofron zgjidhje të shumë problemeve.

UBT

Ashtu sikur themelimi i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” gjatë qeverisjes së PDK-së në Anamoravë, Ne bashkërisht do të jemi promotor edhe i projekteve tjera të rëndësishme, që janë nevojë dhe ambicie e qytetarëve të regjionit tonë.

Në vitet kur komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe e Vitisë janë udhëhequr nga PDK-ja, ka pas shumë investime e projekte kapitale.

Bashkë mund të bëjmë më shumë !
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan
Bekim Azizi, kryetar i degës së PDK-së në Viti
Granit Berisha, kryetar i degës së PDK-së në Kamenicë
Selatin Nuhiu, kryetar i degës së PDK-së në Nobobërdë
Naser Shabani, kryetar i degës së PDK-së në Kllokot