Hidromorava

Rashiti: PDK gjatë këtij viti me sukses ka arritur disa nga objektivat e saj si subjekt politik në Gjilan

/ 8 minuta lexim

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës gjatë këtij viti me sukses ka arritur disa nga objektivat e saj si subjekt politik në Gjilan, në aspektin e bashkëqeverisjes komunale si dhe funksionimit tonë si parti. Nga muaji shkurt i këtij viti, ne kemi marr përgjegjësi institucionale në komunën e Gjilanit, si pjesë e koalicionit qeverisës, dhe përgjatë këtij viti në sektorët të cilat i kanë udhëhequr drejtorët e PDK-së, janë arritur rezultate të mëdha në shumë aspekte ka thënë Riad Rashiti kryetar i PDK-së në Gjilan.

Njoftimi i plotë nga PDK

Procesi i zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës, është finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me një interesim të jashtëzakonshëm të të rinjëve të Gjilanit, ku na u janë bashkuar 497 djem e vajza me anëtarësimet e tyre, dhe që përmes një gare të hapur dhe korrekte, kanë zgjedhur strukturën e re të RDK-së, kryetarin Qëndrim Qerimin.

Ky proces i Rinisë, është një moment tepër i rëndësishëm, që ka treguar se PDK në Gjilan është nisur në rrugë të mbarë drejt ri-kthimit në fuqinë e saj politike, si subjekti politik që ka udhëhequr për dy mandate me komunën e Gjilanit.

Në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, drejtoresha Aurorë Osmani përveç realizimit të shumë projekteve të rëndësishme që kanë avancuar kushtet dhe shërbimet ndaj pacientëve, është krijuar rend dhe disiplinë në menaxhimin e sektorëve të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Është vendosur ligjshmëria në vendimmarrje e cila ka qenë jashtë hierarkisë së organizimit statutor në QKMF.

Sfidat më të mëdha kanë qenë funksionalizimi i objektit të ri të QKMF-së i cili ka kërkuar shumë punë shtesë e kosto shtesë për të filluar dhënien e shërbimeve për pacientë, si pasojë e keqplanifikimit dhe keqmenaxhimit, ri-organizimi i strukturës udhëheqëse dhe zbatimi i ligjshmërisë në vendimmarrje dhe në shpenzim të buxhetit të QKMF-së, që ka qenë i pakontrolluar deri më tani. Dhe së fundi mungesa e mjaftueshme e stafit shëndetësor, por që shumë shpejtë do të fillojmë me rekrutim të kuadrove të nevojshme për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët.

Të arriturat e theksuara në sektorin e shëndetësisë; funksionalizimi i objektit të QKMF-së, rritja e buxhetit për investime të shumta që do të realizohen prej fillimit të vitit, projektimi dhe ndërtimi i dy qendrave të mjekësisë familjare të reja, që janë në proces. Rritja e përkrahjes financiare për personat e familjet në nevojë, mbështetja financiare për organizatat jo-qeveritare që kanë për fokus përkrahjen në forma të ndryshme për kategoritë e veçanta, ndarje e subvencioneve për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, rikonstruktim e renovim nëpër disa qendra e ambulanta të mjekësisë familjare, siç janë 28 nëntori, Dheu i Bardhë, Ramiz Cërnica, Livoç i ulët, Zhegër etj. Gjithashtu është investuar në pajisje të reja mjekësore.

Kemi filluar përkrahjen për personat me aftësi të kufizuara, e këtë vit kemi arritur që të angazhojmë interprete për të përcjellur në gjuhën e shenjave seancat e kuvendit komunal.
Gjithashtu, këtu para jush ju njoftojmë që me datë 11 janar 2023, do të bëhet hapja e qendrës së Down Syndrome Kosova në Komunën tonë.
Kjo kërkesë është realizuar pas një angazhimi të madh tonin, e që kërkesa për hapjen e kësaj qendre ka qenë e vazhdueshme për shtatë vite radhazi.

Në sektorin e Zhvillimit Ekonomik, të udhëhequr nga drejtori Enver Shabani, janë realizuar projekte të shumta përmes bashkëfinancimit me partnerë vendor dhe të jashtëm që ka komuna e Gjilanit. 1.4 mil euro janë investuar në projekte të infrastrukturës, në përfundimin e tregut e gjelbërt që tani është funksionalizuar, në tregun e kafshëve që është i gatshëm për shfrytëzim, organizimin e panaireve, studimin dhe projektimin e zonës ekonomike, projekte të efiçiencës elektrike në shkollat e Gjilanit.

Për vitin 2023 është planifikuar rritje e buxhetit për projekte që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritje të investimeve në projekte zhvillimore, rritje të punësimit dhe përkrahje për bizneset e vogla dhe të mesme të komunës tonë.

Në sektorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, drejtori Bajram Isufi ka realizuar me sukses planifikimin ku edhe janë tejkaluar investimet për bujqë dhe fermerë përmes subvencioneve, në disa lloje të pemëtarisë, perimtarisë dhe drithërave.

Është investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore për bujqit, përmes projektit të rrugëve të rendit të tretë.

Ndërsa për vitin tjetër kemi dyfishuar buxhetin për vazhdimin e subvencioneve që do të përfshihen për herë të parë, përkrahje në disa lloje të reja të pemëtarisë dhe në fushën e bujqësisë.

KKVITI

Kjo drejtori është vlerësuar lartë për menaxhimin edhe të sektorit të pyjeve, ku Gjilani është njëra ndër komunat më të mirat e Kosovës.

Në drejtorinë për buxhet dhe financa, janë arritur rezultate të theksuara në dy aspekte shumë të rëndësishme. Edhe pse e kemi trashëguar një gjendje jashtëzakonisht problematike, duke filluar nga;

  • Niveli i lartë i borxheve të trashëguara me rreth 12 mil euro, e që gjatë këtij viti jemi fokusuar në stabilizimin financiar për shkak problemeve serioze që i kemi me vendimet e gjykatave dhe të përmbaruesve privat.
    Kemi paguar mbi 7.1 milion euro vetëm për borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar, dhe 4.5 mil të mbetura pa paguar por që i kemi planifikuar një pjesë të tyre ti paguajmë në vitin 2023.

Sa i përket realizimit të planifikimit të buxhetit komunal të këtij viti komuna e Gjilanit është e para në Kosovë për realizim të buxhetit nga burimi i granteve të qeverisë, si dhe në arritjen e nivelit të inkasimit të të hyrave vetanake nga tatimi në pronë.

  1. Ne kemi arritur të realizojmë dhe shpenzojmë 99.8% të investimeve kapitale nga granti i qeverisë së Republikës së Kosovës, pra jemi të parët në Kosovë nga të gjitha organizatat buxhetore.
  2. Ndërsa nga buxheti i të hyrave vetanake i kemi të pashfrytëzuara rreth 500 mijë euro plus të hyrat e muajit dhjetor të cilat do të barten për investimet e projekteve të planifikuar për vitin 2023.

Ndërsa sa i përket të hyrave vetanake, komuna e Gjilanit në tërësi ka realizuar planifikimin e buxhetit, ndërsa rritje të theksuar kemi te sektori i tatimit në pronë, ku kemi tejkaluar për rreth 14.6% të planifikimit nga të hyrat e tatimit në pronë, edhe pse këtë vit nuk është aplikuar kushtëzimi i pagesës së tatimit në pronë për regjistrimin e automjeteve. Nga 2,190,454 të planifikuara kemi realizuar të hyra mbi 2.5 mil euro apo mbi 310 mijë euro më shumë se sa ka qenë planifikimi.

Në krahasim me drejtoritë tjera, vetëm drejtoria për buxhet dhe financa ka inkasuar 60% të totalit të të hyrave vetanake.

Për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023, ne si drejtori kemi organizuar dhe mbajtur 24 dëgjime publike – takime me qytetarë, ku kemi marrë parasysh prioritetet e investimeve për projekte në secilin vendbanim, qytet dhe fshat të Gjilanit.

Angazhimi ynë në bashkëqeverisjen komunale, përkushtimi ynë, përvoja jonë kanë qenë plotësisht në shërbim të realizimit të interesave të qytetarëve tanë.

Falënderojmë të gjithë zyrtarët komunal për punën dhe angazhimin e tyre, pa të cilët nuk do të ishin realizuar këto suksese dhe të arritura.

Ne si Parti Demokratike e Kosovës, do të vazhdojmë të dëshmojmë se me punë përgjegjshme, profesionalizëm dhe me ndershmëri mund të bëhen shumë punë të mira për qytetarët e Gjilanit.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës-Dega në Gjilan, i falënderoj të gjithë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit për kontributin e tyre të shumë anshëm për shoqërinë tonë, e në veçanti për pagesat e tatimit dhe të taksave ndaj komunës tonë.


Të gjithë qytetarëve të Gjilanit ju uroj që viti 2023, të jetë vit edhe më i mbarë, me suksese të reja, me shëndet e gjitha të mirat./rajonipress/