Mobi Casa

Rashiti: PDK është e hapur për të gjithë, veçmas për ata që besojnë në kauzat tona

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Të gjithë bashkë u dakorduam që Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese është e hapur për individët e rinjë, të cilët kanë dije, vizion politik e veçmas e hapur për ata të cilët besojnë në kauzat tona, të cilat përherë kanë për qëllim ndërtimin, avancimin e fuqizimin e vendit tonë në çdo dimension ka thënë Riad Rashiti.

Vazhdojmë takimet e radhës me nëndegët, për të diskutuar procesin e zgjedhjeve në Rininë Demokratike.

Kësaj radhe me strukturën e Lagjes Dardania, të cilët dhanë idetë e tyre, këshillat e rekomandimet se si ta zhvillojmë këtë proces me rëndësi për të gjithë ne, e në veçanti për Rininë Demokratike.

RCCOLA

Përvoja e udhëheqjes së nëndegëve deri më tani, do të jetë udhërrëfyesi më i mirë se si të veprojmë tash, e në të ardhmen.

Të gjithë bashkë u dakorduam që Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese është e hapur për individët e rinjë, të cilët kanë dije, vizion politik e veçmas e hapur për ata të cilët besojnë në kauzat tona, të cilat përherë kanë për qëllim ndërtimin, avancimin e fuqizimin e vendit tonë në çdo dimension.
Bashkë mund të bëjmë më shumë!