Rashiti: Partia jonë është e hapur për idetë e reja, vizionin e ri politik

Gjilan – Partia jonë është e hapur për idetë e reja, vizionin e ri politik e mbi të gjitha mirëpret rekomandimet nga të rinjët se si ne duhet të veprojmë tani, e në të ardhmen ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Rininë Demokratike, sot takuam anëtarët e nëndegës së Lagjes së Tregut dhe asaj të Zabelit.
Diskutuam rreth procesit të nisur tani, për zgjedhjet në RDK, e gjithashtu shpjeguam edhe platformën online.
Kjo platformë pranon regjistrimin deri me datë 20 nëntor të këtij viti.
Partia jonë është e hapur për idetë e reja, vizionin e ri politik e mbi të gjitha mirëpret rekomandimet nga të rinjët se si ne duhet të veprojmë tani, e në të ardhmen.
Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë!

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS