RCCOLA

Rashiti: Një gënjeshtër e Alban Hysenit dhe pesë të vërtetat e NPL Tregut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa keq për Gjilanin kur ka një kryetar komune manipulues dhe që e gënjen qytetarin me “suksese” të fabrikuara. Po e paralajmëroj kryetarin e komunës, që brenda pak ditëve do t’ia publikojë të gjitha skandalet që i ka bërë vetëm në këtë ndërmarrje NPL Tregu, ku do të turpërohesh para qytetarëve të Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:
Mashtrimi 1 në deklaratën e Alban Hysenit – NPL Tregu nga bilanci financiar me humbje rreth 36,000 euro dhe vetëm 12 punëtorë, në 2023 arriti të ketë 290 punëtorë (2316% më shumë) e 30% paga më të larta dhe një fitim neto prej 98,176 euro (370% më shumë).

E vërteta 1 – është se këto të hyra nuk janë aspak sukses i NPL Tregut, por i subvencionimit të kësaj ndërmarrje nga buxheti i komunës e me vendim të Kuvendit Komuna dhe është përkrahur nga të gjitha subjektet politike.

E vërteta 2 – është se rritja e numrit të punëtorëve në këtë ndërmarrje publike ka ardhë si rezultat i subvencionimit dhe jo i rritjes së kësaj kompanie

E vërteta 3 – e dhimbshme është se kryetari Hyseni, po vazhdon me keqpërdor dhe po e shkelë ligjin përmes urdhrave e veprimeve të tija në këtë ndërmarrje publike.

RCCOLA

E vërteta 4 – ky kryetar komune personalisht ka shku në Gjermani ka blerë kamion për këtë ndërmarrje pa tender, duke bërë dallavere dhe pazare bashkë me militantë të VV që janë në diasporë, si ndërmjetësues për këtë kamion dhe pajisje tjera.

E vërteta 5 – ky kryetar komune po abuzon çdo ditë me të punësuarit në këtë ndërmarrje. Ka dhjetëra militantë të VV të punësuar pa procedura dhe pa konkurse në NPL Tregun me përshkrimin pastrues e mirëmbajtës, por që punojnë në administratë në zyrën e kryetarit të komunës.

Po e paralajmëroj kryetarin e komunës, që brenda pak ditëve do t’ia publikojë të gjitha skandalet që i ka bërë vetëm në këtë ndërmarrje NPL Tregu, ku do të turpërohesh para qytetarëve të Gjilanit.

Ju përveç që jeni të dështuar në qeverisje, jeni një mashtrues dhe manipulues i madh.