Fundamenti

Rashiti: Një fillim me shumë probleme, shkollat e Gjilanit ende nuk kanë ditar e pushteti në ikje po krenohet me fjalë të kota

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sot mijëra nxënës të Gjilanit po rikthehen në bankat shkollore. Ky është një moment gëzimi, por edhe një pasqyrim i gjendjes së rënduar të arsimit, me shkolla të vjetruara e të parenovuara, mungesë sallash sportive, mungesë sigurie për nxënësit, kushte jo të denja dhe mësimdhënës të nënvlerësuar ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Realiteti i sektorit të arsimit na tregon qartë se shumë shkolla vazhdojnë të përballen me mungesë të kushteve elementare, me mungesë të mjeteve bashkëkohore mësimore, as me ditarë nuk kanë arritur ti furnizojnë shkollat tona, ndërsa mësimdhënësit shpesh mbeten pa përkrahjen dhe vlerësimin e duhur.

Për më tepër, ndërtimi dhe përfundimi i infrastrukturës arsimore është harruar plotësisht nga qeverisja aktuale në Gjilan.

Hidromorava

Këto gjendje duhet të përmirësohet me përgjegjësi dhe vizion.
Unë besoj se arsimi duhet të jetë prioriteti numër një. Për këtë do të angazhohem që:
Të investojmë seriozisht në ndërtim të infrastrukturës shkollore dhe renovim të atyre ekzistuese.
Të sjellim mjete bashkëkohore mësimore për çdo klasë.
Të fuqizojmë dhe motivojmë mësimdhënësit me përkrahje të dinjitetshme profesionale e financiare.
Të krijojmë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht ku jeton.

Urime të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë fillim vit të ri shkollor, me shumë suksese në rrugëtimin tuaj.

Le ta kthejmë arsimin në prioritet, sepse vetëm me dije e shkollim cilësor ndërtojmë një Gjilan më të zhvilluar dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.