KKVITI

Rashiti: Nëse jo zgjidhje, atëherë më shpejt zgjedhje

/ 1 minutë lexim

Analisti i Grupit të Ballkanit për Politika, Naimm Rashiti tha se partitë politike zhvillojnë bisedime dhe të gjen kompromis dhe mënyrën e zgjedhjes së organeve të parlamentit.

“Do të duhet të ketë një kompromis. Do të duhet të dal një formula e cila do të hap rrugën e krijimit të institucioneve. Nëse jo, atëherë liderët duhet të pajtohen për shkuarjen në zgjedhje. Nuk mund të vazhdohet periudha edhe një javë edhe dhjetë ditë. Dy palët të sakrifikojnë, tha Rashiti në një prononcim për Zërin e Amerikës.

Fundamenti

Rashiti tha se dështimi i krijimit të institucioneve të reja dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk do të ishte e favorshme për asnjë parti politike. Ai ende beson në një zgjidhje që do të shmangte zgjidhje të tilla.

“Uroj që të ketë zgjedhje sa më shpejt që është e mundur, nëse s’ka zgjidhje”, tha ai.
“Sigurisht se do të trajtohet si mundësi para shkuarjes në zgjedhje. A do të trajtohet me seriozitet, atëherë varet nga faktorët e jashtëm”, tha ai.