Eko Higjiena

Rashiti: Në takimin me ambasadorët nuk është folur për zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka folur për prapaskenat e takimit të sotëm të liderëve. “Ishte shumë konstruktiv dhe kishte diskutime serioze. Natyrisht që partitë kanë mbrojtur qëllimet e tyre, megjithatë edhe kanë ofruar ide”, deklaroi Rashiti.

Ai po ashtu edhe është shprehur i kënaqur me mënyrën e organizimit të takimit.

“Nuk ka qenë e lehtë të organizohet, por mënyra se si është dialoguar ka qenë shumë e mirë dhe jam i kënaqur. Kishte një pajtim dhe vullnet për t’u diskutuar nga të gjitha subjektet. Kësaj radhe i është bashkangjjitur edhe Lëvizja vetëvendosje”, tha ai.

Rashiti këtë e vlerësoi si një hap të rëndësishëm, duke e cilësuar edhe si një fillim të mirë.

FITORJA

“Ky është një proces i përgatitur mirë që do të zgjasë gjatë, mirëpo që në fund të kemi një kulturë dialogu në të gjitha temat e vështira në politikë-bërje. Synimi është i thjeshte: krijimi i një politikë-bërjeje në Kosovë, një dinamikë më të përshpejtuar për vitet e ardhshme”.

“Çështjet kryesore janë reforma e legjislativit, çështjet që kërkojnë konsensus e deri tek zgjedhjet. Nuk është folur për zgjedhje të parakohshme, edhe pse ka pasur kërkesë vazhdimisht nga opozita”, deklaroi ai.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, mes tjerash sqaroi edhe detaje për rolin e ambasadorëvë gjatë takimit:

“Ambasadorët në këto takime janë në rolin e vëzhguesit. Nuk ndërhyjnë në komunikim. Ata kanë mbështetur idenë e një dialogu ndërshtetëror, mirëpo nuk do të ndërmjetësojnë”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.