UBT

Rashiti: Në demokraci nuk ka asnjëherë qeverisje dhe pushtet të përhershëm, rotacioni politik është një proces normal

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ne do të vazhdojmë së bashku me ju, për të qenë pjesë e vyeshme e shoqërisë dhe shtetit tonë. Zhgënjimi asnjëherë nuk ka me pas vend në rrugëtimin tonë, për një të ardhme më të mirë. Në demokraci nuk ka asnjëherë qeverisje dhe pushtet të përhershëm, rotacioni politik është një proces normal ka shkruar Riad Rashiti i PDK-së.

Postimi i plotë i Riad Rashiti

Fundamenti

Anëtarë dhe aktivistë të PDK, miq dhe familjarë, ju përkrahës tanë, ju falënderoj secilin nga ju për bashkëpunimin dhe kontributin e juaj gjatë kësaj fushate zgjedhore. Ju jam mirënjohës pafund.
Keni bërë shumë punë, më keni dhënë shumë përkrahje, më keni bërë të ndihem shumë krenar me besimin që e keni treguar ndaj meje.
Ne do të vazhdojmë së bashku me ju, për të qenë pjesë e vyeshme e shoqërisë dhe shtetit tonë. Zhgënjimi asnjëherë nuk ka me pas vend në rrugëtimin tonë, për një të ardhme më të mirë.
Në demokraci nuk ka asnjëherë qeverisje dhe pushtet të përhershëm, rotacioni politik është një proces normal.
Faleminderit kryetar Veseli, për gjithçka që keni bërë për vendin tim dhe për partinë tonë. Edhe më fuqishëm do të jemi përkrah jush, në rrugëtimin politik të Partisë Demokratike të Kosovës.
Respekt