Rashiti merr mbështetje nga Lutfi Zharku
Gjilan – Strukturat e Komunës së Kllokotit, nënkryetari për komunitete, Hasan Rashiti dhe Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti patën një takim pune me Ministrin e Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lutfi Zharkun.
Qëllimi i takimit ishte rreth mundësisë së përkrahjes së disa projekteve infrastrukturore. Njëri projekt ka të bëjë me asfaltimin e rrugëve në dy lagjet e komunitetit shqiptarë në Kllokot dhe projekti për tretuar që lidhë fshatin Mogillë në drejtim të Vitisë me gjatësi diku rreth 3km ku kapë shumën rreth 120 mije euro.
Ministri Zharku u zotua se do të përkrahë këto dy projekte që kanë një rendësi të madhe për qytetarët e Komunës së Kllokotit, por në tw njëjtën kohë u zotua se do të vizitoj përseafermi këtë komunë, që të shohë problemet infrastrukturore që përballen qytetarët e kësaj Komune.
Strukturat e Komunës së Kllokotit falënderuan Ministrin Zharku për përkrahjen që i është dhënë dhe po i jepet kësaj komune dhe u shprehen se ky bashkëpunim në mes Komunës dhe Ministrisë do të vazhdojë në vazhdimësi./rajonipress/


