RCCOLA

Rashiti: Me rregulloret e reja do të ketë lehtësira për qytetarët dhe bizneset e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bashkë me disa nga drejtorët e komunës diskutuam për ndryshimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, si dhe të rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në Gjilan ka shkruar Riad Rashiti.

Eco Higjiena

“Qëllimi ynë është krijimi i lehtësirave në taksa për qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për bizneset. Pas organizimit të dëgjimit publik me qytetarë dhe biznese, që do të mbahet javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me këto dy rregullore komunale, do të dërgohen për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit” ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/