RCCOLA

Rashiti: Me rastin e Ditës së Veteranit përkujtojmë me krenari dhe dinjitet historinë e luftës çlirimtare të UÇK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nderojmë dëshmorët e kombit, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve. Falë luftës së UÇK-së, sakrificës së popullit shqiptar dhe gjakut të dëshmorëve, sot kemi një epokë të re për kombin tonë, kemi lirinë dhe shtetin e Kosovës ka shkruar Riad Rashiti.

Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka qenë pranë veteranëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të burgosurve politik.

Andaj, është nderë dhe kënaqësi që sot para jush të shprehë respektin dhe mirënjohjen për secilin nga ju dhe të gjitha ata që kanë kontribuar për vendin tonë.

Eco Higjiena

Shprehë gatishmërinë e plotë timen dhe të PDK-së për të dhënë përkrahje dhe bashkëpunim me të gjitha organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, ashtu siç ka qenë gjithmonë PDK në mbështetje të vazhdueshme që nga fillimi.

Urim Dita e Veteranëve
Urime e Gëzuar 2024