Uji Dea

Rashiti: Me qytetarë aktiv Gjilani do të ketë qeverisje më efektive

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën organizimin dhe mbështetjen e USAID-it, në punëtorinë e realizuar bashkë me zyrtarët komunal, OJQ-të dhe disa qytetarë të Gjilanit, diskutuam për kontratën sociale, e cila është e dizajnuar për t’a fuqizuar komunitetin të bashkëpunojë në mënyrë më efektive me qeverisjen komunale ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Kur qytetarët janë të angazhuar, Ne marrim komente, ide dhe opinione që na nevojiten për t’u shërbyer sa më mirë atyre duke i përmirësuar kushtet ku Ne bashkëjetojmë.

Eco Higjiena

Sot në diskutimet e drejtpërdrejta në mes zyrtarëve dhe qytetarëve, nga shumë ide dhe propozime, kemi përzgjedhur dy projekte që do të financohen nga USAID-i në vlerë prej 40 mijë euro dhe komuna e Gjilanit do të bashkëfinancojë me 8 mijë euro.

Për USAID-in shprehim mirënjohjen e lartë, duke i falënderuar për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme për institucionet dhe qytetarët tanë.

Gjithashtu falënderim të veçantë për popullin Amerikan, që në vazhdimësi mbështesin projektet tona./rajonipress/