United Hospital

Rashiti: Me energji, përvojë dhe vizion të qartë, Burhan Isufi, kandidon me numër 13 në listën e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Burhan Isufi, një kuadër i përgatitur me përvojë dhe angazhime në institucione, me plot energji dhe vizion për Gjilanin, është pjesë e garës për Kuvendin Komunal të Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Burhani ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtimi AgroEkonomi, ndërsa studimet master i ka vijuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në drejtimin Shkencat Kompjuterike E-Qeverisje.

Në jetën politike dhe shoqërore ka qenë aktiv për shumë vite. Ai ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Rinisë Demokratike në Gjilan, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve deri në vitin 2017.

Hidromorava

Karriera e tij profesionale përfshin përvojë në sektorin publik dhe privat. Për tre vite ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa për disa vite ka ushtruar detyrën e Drejtorit Ekzekutiv në NPL “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan. Përveç kësaj, ai është i angazhuar edhe në sektorin privat, ku zotëron një biznes personal.

Me energji, përvojë dhe vizion të qartë, Burhani kandidon me numër 13 në listën e PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Bashkë me Riad Rashitin për kryetar, ai është i gatshëm të vazhdojë punën për një Gjilan më të zhvilluar dhe më afër qytetarëve.

NaDuheshEdheTi

PDK

RiadRashiti1

BurhanIsufi13

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.