KKVITI

Rashiti: Me ardhjen në pushtet të Lutfi Hazirit Gjilani është bërë vatër e së keqes

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit me ardhjen në pushtet të Lutfi Hazirit, është bërë vatër e së keqes, ku nuk funksionin rendi dhe ligji, ku keqpërdorimet e buxhetit dhe parasë publike janë bërë modë e pushtetarëve, ku dhuna është bërë instrument i qeverisje komunale, ku jeta dhe shëndeti i mijëra nxënësve është i rrezikuar. Qyteti i Gjilanit ka prishur imazhin e mirë që kishte krijuar për disa vite, ka humbur shumë donator dhe investitorë potencial për të investuar në rritjen dhe zhvillimin e ekonominë lokale. Jeta institucionale në komunë është centralizuar plotësisht nën kompetencat e kryetarit të komunës edhe pse Lutfi Haziri është i njohur për modelin e decentralizimit thotë Riad Rashiti.

Sipas Riad Rashitit Qeverisja komunale në mungesë të guximit të përballjes me problemet serioze të qytetarëve të Gjilanit, vazhdon të mashtrojë opinionin me vizita nëpër disa lagje të qytetit, duke promovuar investimet në infrastrukturë, për projektet të cilat kanë filluar nga qeverisja e kaluar, pra në vitin 2013, ndërsa ato tani vetëm po finalizohen, raporton rajonipress.

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, të vetmin rezultat që po e jep në qeverisjen e tij një vjeçare, është finalizimi i projekteve të nisura nga qeverisja e PDK-së, sepse deri më tani asnjë projekt të vetëm ai ende nuk e ka menduar, e lëre më të nisë ndonjë projekt të rëndësishëm për ta hartuar, siguruar burimin e financimit, kontraktuar dhe për ta realizuar. Kjo deri më tani nuk ka ndodhur nga qeverisja Haziri thotë Riad Rashiti.

Këto ditë, kryetari i komunës në takimet e tij të organizuar me qytetarë, në disa lagje të Gjilanit, hapur i mashtron ata me projektet të cilat po realizohen. Në lagjen e Zabelit u tha se janë investuar mbi 500 mijë euro, ku së pari kjo vlerë aspak nuk është e vërtet, sepse tenderi për asfaltimin e këtyre rrugëve është kontraktuar në vlerë vetëm prej 212,664.99 euro dhe disa punë të tjera që janë kryer në këtë lagje nuk kalojnë shumën mbi 100 mijë euro. Pra në infrastrukturë nuk janë investuar ashtu si kanë deklaruar ka sqaruar Rashiti.

Poashtu, i mashtruan dhe i gënjyen qytetarët e kësaj lagje, duke thënë se për herë të parë komuna e Gjilanit, pra që me ardhjen e LDK-së në qeverisje po investohet në këtë lagje. Ndërsa, kanë “harruar” këta pushtetarë aktual, se këto rrugë që janë asfaltuar tani në lagjen e Zabelit, janë projektuar, tenderuar dhe kontraktuar për asfaltim në qeverisjen e PDK-së, pra më 23 shtator 2013, në vlerë prej 434,501.78 euro, por në këtë vit po investohen 50% më pak se sa ne i kemi kontraktuar vitin e kaluar.

Mobi Casa

Poashtu ata kanë harruar, se në këtë lagje, qeverisja e PDK-së, ka ndërtuar shkollë të re, ka asfaltuar në fund të vitit të kaluar disa rrugë, ka eliminuar moçalin e tmerrit të kësaj lagje duke rregulluar shtratin e lumit Mirusha. Këto projekte kanë pasur kosto miliona euro dhe të cilat vetëm me guximin dhe punën e jashtëzakonshme të PDK-së janë investuar në lagjen e Zabelit.

Lutfi Haziri, aspak nuk është duke punuar për t`i zgjidhur problemet e shumta të qytetarëve të Gjilanit, që janë akumuluar e rritur gjatë qeverisjes së dështuar të tij, sepse ai me tërë qenien e tij është i angazhuar për t`i realizuar interesat e tij politike duke u marr me Prishtinë dhe jo me Gjilanin. “Me Gjilan ai po merret vetëm për t`i sjellë bizneset e miqve të tij nga Prishtina në Gjilan, për të marr tenderë dhe për të ndërtuar objekte kolektive pa asnjë leje ndërtimore dhe pa paguar asnjë cent në buxhetin komunal të Gjilanit, ndërsa ato biznese marrin miliona euro nga qytetarët e komunës tonë. Kryetari i komunës po viziton lagjet të cilat janë bastione të LDK-së dhe po bënë fushatë ende, ndërsa ai nuk ka guxim të shkojë dhe vizitojë lagjet dhe fshatrat të cilat po përballen me probleme të jashtëzakonshme, si fshati Uglarë, Velekincë, një pjesë të lagjes Arbëria. Ku qytetarët e këtyre vendbanimeve po jetojnë të terrorizuar nga gjendja e mjerueshme e deponisë së mbeturinave”.

Rashiti mendon se Komuna e Gjilanit me ardhjen në pushtet të Lutfi Hazirit, është bërë vatër e së keqes, ku nuk funksionin rendi dhe ligji, ku keqpërdorimet e buxhetit dhe parasë publike janë bërë modë e pushtetarëve, ku dhuna është bërë instrument i qeverisje komunale, ku jeta dhe shëndeti i mijëra nxënësve është i rrezikuar. “Qyteti i Gjilanit ka prishur imazhin e mirë që kishte krijuar për disa vite, ka humbur shumë donator dhe investitorë potencial për të investuar në rritjen dhe zhvillimin e ekonominë lokale. Jeta institucionale në komunë është centralizuar plotësisht nën kompetencat e kryetarit të komunës edhe pse Lutfi Haziri është i njohur për modelin e decentralizimit”.

Bllokimi i Gjilanit nuk do të zgjasë më shumë, sepse pas thyerjes së bllokut të Kosovës, do të thyhet edhe bllokimi i Lutfi Hazirit, i cili me vonesë, por tash është bindur se vetëm me qeverisjen e PDK-së në Kosovë, mund të zhvillohet edhe Gjilani, andaj ai edhe ka qenë i angazhuar maksimalisht për tu arritur një koalicion PDK-LDK. “Na vjen mirë, që Lutfi Haziri me kaq këmbëngulësi ka kërkuar të bashkëpunojë me Hashim Thaçin dhe me shkollën qeverisëse të PDK-së. Sepse, vizioni, dija, vullneti dhe guximi është varfëri e madhe në partinë e Lutfi Hazirit, ndërsa ato janë pasuri e madhe në PDK” tha Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan, nga radhët e PDK-së./rajonipress/