Mobi Casa

Rashiti: Luta po donë me kontrollu PDK-në e Gjilanit (skandaloze)

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Vetëm një kryetar si Lutfi Haziri, mendon dhe synon që ta kontrollojë edhe një parti tjetër rivale, në këtë rast degën e PDK-së në Gjilan. Thirrja e Lutës që i ka bërë kryesisë së PDK-së dega në Gjilan, për të treguar se kush qëndron prapa komunikatave për media, tregon se ai ka probleme shumë serioze me vetveten e tij. Të kërkosh llogari për punën e një kryesie të një partie tjetër, kjo është më shumë se një çmenduri politike thotë Riad Rashiti.

Por problemi është se ai asnjëherë nuk do të mund të arrijë, që të kontrollojë edhe degën e PDK-së në Gjilan. Pse ai ka kapur shumicën e institucioneve komunale, kompanitë publike, bizneset joformale, procesin e privatizimit e deri te institucionet e drejtësisë në Gjilan, ai nuk mund ta bëjë edhe kapjen e degës së PDK-së është shprehur Riad Rashiti.

Uji Dea

Opinioni i Kosovës e di shumë mirë, se Lutfi Haziri njërën dorë e këmbë e ka pasur çdoherë në PDK, me qëllim të realizimit të interesave të tija personale. Por tani ai ka shkuar tepër larg, sepse iu paska mbushur mendja se mund t`i kërkojë llogari një kryesie të tërë, ose i paska ikur mendja fare nga koka e tij shprehet Riad Rashiti.

Rashiti thotë se Lutfi Haziri, duhet të qëndrojë më shumë i kthjellur dhe të kthehet në gjendje normale dhe të angazhohet për punë dhe të drejtojë institucionet komunale, duke mos humbur aspak kohë me Partinë Demokratike të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.