RCCOLA

Rashiti : Luta po ankohet në borxhe, por i tepruan 3 milion euro‏

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qeverisjes komunale në Gjilan po ankohet ende për borxhet e trashëguara ndërsa po i tepron buxheti për investime kapitale. Nga viti 2015 nuk u shfrytëzuan mbi 3 milion euro buxhet komunal dhe fonde të planifikuara për investime në projekte të ndryshme ka thënë Riad Rashiti.

Në buxhetin e komunës 2015, nga të hyrat vetanake nuk u shfrytëzuan nga ky pushtet i dështuar mbi një milion euro (saktësisht 1,004,324.67 euro).

Nga grandet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, (sipas burimeve të informatave nga ministria) nuk u shfrytëzuan rreth 700 mijë euro për projektet në asfaltimin rrugëve nëpër fshatra. Si rezultat i mospunës së kësaj qeverisje komunale, problemeve me projektet dhe procedurat e tenderimit, ku shumë prej tyre i anuloi Agjensioni Kundër Korrupsionit dhe OSHP, për shkeljet ligjore të mëdha që janë bërë nga Prokurimi i komunës ka sqaruar Rashiti.

Nga donatorët e huaj në projekte të ndryshme me participim, nuk u shfrytëzuan mbi 100 mijë euro. Si rezultat i problemeve me tenderët, kontrata dhe operatorët e kontraktuar.

Mobi Casa

Nga fondi humanitar për ndërtimin e shtëpive, 200 mijë euro nga viti 2014 nuk u shfrytëzuan, si rezultat i procedurave të tenderimi (arsyetimi zyrtar i komunës).

Nga projekti i Partneritetit Publiko Privat në kompaninë EkoHigjiena nuk u investuan mbi një milion euro, nga partneri Austriak (sipas kontratës do të duhej të investoheshin në vitin 2014/2015), si rezultat i mosbashkëpunimit në mes partnerëve publiko-privat.

Dështim, dështim, dështim….
Qeverisja e Lutës në vazhdimësi po merret me të kaluarën dhe të ardhmen duke premtuar dhe mashtruar qytetarët e Gjilani.

Për ne si PDK, Luta nuk din, nuk mundet, nuk guxon dhe nuk punon për të realizuar projekte kapitale edhe kur e ka buxhetin e planifikuar, si dhe kur ka fonde të garantuara. Sepse mungon vullneti dhe gatishmëria për punë të hajrit ka përfunduar Rashiti./rajonipress/