GRANDEMALL

Rashiti liron pozitën, Drita do të udhëhiqet nga Adnan Osmani dhe Selver Xhelili

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Islam Rashiti ka informuar se KF ”Drita” ka mbajtur një mbledhje urgjente pas rezultateve negative të këtij klubi me lojtarët dhe gjithë strukturën e klubit dhe ka analizuar rrjedhën e kampionatit në përgjithësi dhe në veçanti dështimet në tri xhirot e fundit.

Ne në këtë kampionat qysh në fillim kemi hyrë me qëllimin që t’i japim hapësirë lojtarëve lokal, të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të kemi, por, mundësit tona për sjelljen e lojtareve të dalluar kanë qenë te pamundura për arsye se po ballafaqohemi me vështirësi financiare dhe me një ndihmë simbolike nga komuna e Gjilanit gjë që nuk është aspak e mjaftueshme, prandaj jemi orientuar ne lojtarët vendor qe tu jepet rasti të përfaqësojnë klubin ka thënë Islam Rashiti.

Rashiti ka thënë se mungesa e rezultateve pozitive, vështirësitë financiare, premtimet boshe të disa donatorëve potencial me kanë shty që unë të lirojë pozitën nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të klubit edhe pse me statutin e klubit nuk lejohet u.d më shumë se një muaj, që do të thotë unë e kam përfunduar mandatin si u.d dhe nuk kam të drejtën të vazhdojë më.

Karakteristikë e kësaj mbledhje ka qenë se kur është kërkuar vazhdimi apo mosvazhdimi i punës me trajnerin Agron Selmanin, mirëpo të gjithë, si kryesia ashtu edhe lojtarët unanimisht ishin për vazhdimin me trajnerin Selmani.

Unë jam i kënaqur gjatë kohës sa kam udhëhequr klubin, kam udhëhequr me ndershmëri, suportin financiar e keni në dokumentacionin që udhëhiqet nga sekretari i klubit.

GRANDEMALL

Klubi “Drita” do të udhëhiqet nga Adnan Osmani dhe Selver Xhelili, këta të dy të fundit kanë pranuar të gjitha përgjegjësit dhe kompetencat.

Meqenëse nënkryetaret, udhëheqësit e klubit janë në bisedime me një donator potencial siç thonë ata që është edhe njëra prej arsyeve që më shtyri të marrë këtë vendim, që unë mos të jem pengesë, vetëm dhe vetëm që klubi të ecë përpara.

Unë i’a kam krijuar hapësirën për pozitën e kryetarit te klubit. E gjithë kjo ndodhi në harmonizim me të gjithë strukturën që klubi të udhëhiqet nga nënkryetarët të cilët janë në bisedime, siç thonë ata dhe janë shumë afër për të sjellur në pozitën e kryetarit të klubit një njeri ideal për klubin.

Mbetem me shpresë se “Drita” do gjejë forcë që të rrugëtoj drejt stabilizimit të sajë në superligë ka thënë Islam Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.