FITORJA

Rashiti: Liberalizimi i vizave mund të ndodhë këtë vit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka thënë se në Evropë është kuptuar mirë se pa u zgjidhur çështja Kosovë – Serbi, nuk do të ketë perspektivë dhe paqe për Ballkanin.

Sipas tij, Samiti i Berlinit ka qenë i kamufluar mbi gjithë paketën rajonale, por si thelb i çështjes ka qenë Kosova-Serbia, për të cilën është bërë presion shumë.

“Gjermania e ka bërë këtë për ta involvuar formalisht Francën që të përfshihet në këtë proces të Ballkanit Perëndimor, pasi që Franca ka kohë që ka qëndruar anash. Kjo ka të bëjë me procesin e integrimit, hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe për Kosovën që është liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Rashiti për Telegrafin.

Sipas tij, takimi i Parisit është ende i pa konfirmuar në aspekt të agjendës.

‘Nëse aty do të jetë vetëm çështja e Kosovës dhe Serbisë, atëherë ky është lajm i mirë’, vlerëson Rashiti.

FITORJA

“Por suksesi do të varet nga përgatitjet, dhe do të kërkohen përgatitje për parakushtet për një Samit të Parisit, dhe nuk duhet të shkohet në Samit me këto qëndrime të palës kosovare. Këtu ka një gabim institucional, nuk mendoj që liderët do të vazhdojnë të udhëheqin vendin edhe gjatë me këto qëndrime, sepse nëse do të vazhdohet kështu, do të ketë krizë institucionale sikur Shqipëria, që ka vazhdimisht probleme”, ka deklaruar Rashiti.

Sipas tij, liderët duhet të marrin vendime dhe të hapin rrugë që të definohen problemet.

“Nuk ka qëndrim për politikë të jashtme, për dialog, për taksën, është katrahurë e vërtetë e qëndrimeve. Nuk e di sa do të zgjasë kjo, perspektiva është mjaftë e zymtë”, ka thënë ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Rashiti ka thënë se kjo mund të ndodh brenda këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.