Rashiti: Kurteshin pas zgjedhjeve do ta punësojmë si përkthyes profesional
Gjilan – Në mandatin tjetër ne si komunë, do të mundohemi dhe të angazhohemi më shumë, që çdo punë, ngjarje dhe zhvillim pozitiv të përkthehet edhe në gjuhën angleze për të promovuar sa më mirë të arriturat tona, ku nga tani le të llogarit lirisht Ismajl Kurteshi se ne do ta punësojmë si përkthyes profesional në komunë sepse për këtë punë ne nuk kemi aspak dyshim në cilësitë e tij, e përmes këtij angazhimi të tij, ai do të jetë më afër karriges së kryetarit të komunës si një dëshirë e kamotshme e tij ka thënë Riad Rashiti.
Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik duke folur për akuzat e VV një ditë më parë tha se Gjilani pasiqë vlerësohet në shumë aspekte si komuna më e mirë në Kosovë, dallohet dhe për bashkëpunim të mirë që ka me të gjithë ata që janë afër saj. “Punët e mira që ne si institucione komunale i bëjmë çdo ditë, prezantohen kah do nëpër takime e debate si shembull për komunat tjera, këtë nuk e themi ne, por e thonë dhe e prezantojnë më shumë të tjerët se sa ne”.
Rashiti ka ironizuar duke thënë se në mandatin tjetër ne si komunë, do të mundohemi dhe të angazhohemi më shumë, që çdo punë, ngjarje dhe zhvillim pozitiv të përkthehet edhe në gjuhën angleze për të promovuar sa më mirë të arriturat tona, ku nga tani le të llogarit lirisht Ismajl Kurteshi se ne do ta punësojmë si përkthyes profesional në komunë sepse për këtë punë ne nuk kemi aspak dyshim në cilësitë e tij, e përmes këtij angazhimi të tij, ai do të jetë më afër karriges së kryetarit të komunës si një dëshirë e kamotshme e tij.
“Ne kemi menduar për këtë ofertë sepse Kurteshit nuk do t`i mbetet vend askund tjetër, bile as në VV, sepse kandidatura e tij e mundshme për kryetar komune në Gjilan do ta Vetëfundosë edhe njëherë VV, kjo është dëshmuar në zgjedhjet e kaluara ku Ismajl Kurteshi mori 3749 vota nga 9556 vota sa fitoi VV, pra vetëm 39% të votuesve të VV e mbështetën për deputet Kurteshin”.
Rashiti thotë se janë bërë shumë herë të përsëritshme dështimet e panumërta të “liderit” të VV në Gjilan, por fatkeqësisht ai ende nuk po e kupton se e kaluara e Gjilanit, qytetari i komunës, dikur PDK-ja e tij e Gjilanit, Vetëvendosja e Gjilanit ia kanë thënë një JOOOOO të madhe e të fuqishme atij në politikë.
Duke folur për Partneritetin Publiko Privat Rashiti tha se këto tri “P”-ja duhet të kuptohen drejt nga Ismajl Kurteshi, mos t`i shkon mendja për keq najsen, sepse ndoshta kur ka qenë në kohën e tij është mendu për gjera të këqija, por tani këto tri “P” janë shumë të dobishme për secilin dhe të mirëseardhura për ne. “Partneriteti Publiko Privat është koncept i ri në rritjen e investimeve dhe zhvillimin e vendeve të ndryshme nëpër botë, është bërë një model praktik e i dobishëm. Këto tri “P”-të sjellin edhe shumë “P”-ja tjera të cilat besoj thellë se edhe Kurteshit ia ka ëndja, sepse është nevojë individuale, familjare, shoqërore, shtetërore etj. “PPP”-ja në Gjilan zotëri Kurteshi ka sjellur edhe shumë “P”-ja tjera, përveç “P-privatizim”-it jo”.
Sipas tij Gjilani përmes Partneritetit Publiko Privat ka përfituar në tri projekte mbi 6 milion investime në komunë nga sektori privat. “E para – Komuna e Gjilanit drejtpërdrejt ka krijuar të hyra të drejtpërdrejta në buxhetin e saj mbi 1.5 milion euro. Punësim – Në realizimin e këtyre projekteve përmes “PPP” janë punësuar për dy vite të plota mbi 100 qind punëtor në ndërtimtari dhe shërbime. Planifikim – Përvoja e suksesshme e komunës tonë, ka ndikuar që në vazhdim ne të planifikojmë edhe shumë e shumë projekte tjera për të investuar nga kapitali privat. Këtë planifikim tani janë duke e bërë edhe shumë komuna tjera për të cilat së shpejti do të informoheni edhe ju. Prosperitet – Klima e mirë për biznes në Gjilan dhe gatishmëria e plotë e institucioneve komunale për ti dhënë mundësi kapitalit privat për të investuar në fushën ekonomike i ka sjellur prosperitet komunës tonë”.
Tutje Rashiti ka thënë se përmes “PPP” Gjilani sot promovohet edhe jashtë Kosovës prej afaristëve nga shtete të Evropës, si Austria, Sllovenia, Zvicra, Gjermania e tjera, si komunë me ambient të përshtatshëm dhe miqësor për investitor vendor apo të jashtëm.
Ka edhe shumë “P”-ja tjera të mira që sjell Partneriteti Publiko Privat, por edhe çdo partneritet tjetër sjell dobi të mira, si Partneriteti Publik-Publik kur dy institucione projektojnë dhe investojnë në interes të përbashkët, pastaj Partneriteti Privat-Privat kur dy afarist i bashkojnë interesat e tyre dhe investojnë në projekte të leverdishme dhe në interes të tyre.
“Vështirë të pranohen nga ana e juaj këto “P”-të që i theksova më lart, por sigurisht se për ndonjë “P” tjetër do të pajtoheshe sepse ende ke kohë të mjaftueshme për të shijuar të mirat që dalin nga “PPP”-të, për shembull ndonjë “Pishinë” të cilën e kemi menduar sinqerisht ta ndërtojmë brenda qytetit me mundësi të shfrytëzimit verë-dimër, e që besoj se edhe “P” tjera do të donit, si pushim në pishinë për të bërë pak “relax”. Prandaj ne do të vazhdojmë me intensitet edhe më të shtuar për të sjellur sa më shumë “P” përmes planifikimit në projekte përmes Partneritetit Publiko-Privat për komunën e Gjilanit, por edhe për ju e kemi menduar një “P” serioze për mandatin e ardhshëm që do ta qeverisë PDK-ja me partnerët e tjerë politik, pra “P”-ja e parë për ju do të jetë “Pozita e Përkthyesit Profesional” në komunën e Gjilanit, kuptohet nëse nuk do të ishit kundër” ka shtuar Rashiti./rajonipress/


