Fundamenti

Rashiti : Kurteshi assesi nuk e kupton termin privatizim

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vetëvendosje duhet të vlerësojë punët e mira që komuna e Gjilanit po i bënë vazhdimisht, duhet të falënderohet që ne ende jemi të angazhuar në punën institucionale dhe që nuk po merremi me fushatë elektorale sepse kemi qenë dhe jemi të interesuar të respektojmë ligjet dhe rregulloret e Republikës së Kosovës ka thënë në një reagim të tij Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik në Gjilan.

Është për keqardhje që kandidati për kryetar të komunës Ismajl Kurteshi nuk është në gjendje që assesi ta kuptoj çka nënkupton privatizim e çka nënkupton PPP. Kështu ka thënë në një sqarim të tij Riad Rashiti.

Rashiti ka sqaruar se Projekti për Partneritetit Publiko Privat për kompleksin e shkollave të mesme ka dy vite që ne e kemi filluar. Ky projekt është aprovuar vitin e kaluar dhe është mbështetur nga Kuvendi Komunal në Gjilan dhe nga të gjitha subjektet politike.

Kemi respektuar të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me këtë projekt.

Ministria e Financave gjegjësisht njësia qendrore e PPP në Prishtinë e ka aprovuar këtë projekt propozim, duke e vlerësuar si projektin e parë nga të gjitha komunat e Kosovës. Ky projekt është tepër i rëndësishëm dhe i dobishëm për qytetarët dhe nxënësit e këtyre shkollave.

Me realizimin e këtij projekti të PPP do të realizohen kërkesat edhe të Ismajl Kurteshit, i cili kërkonte mbylljen e kafiterive afër këtyre shkollave të mesme, për të mos përdorur nxënësit alkoolin gjatë ditës.

Eco Higjiena

Komuna e Gjilanit, nuk mbështet mbylljen e asnjë kafiterie apo biznesi në komunë, përkundrazi kemi nxitur rritjen e numrit të bizneseve dhe punësimin në komunë.

Prandaj ne kemi bërë inicimin dhe projektimin e këtij projekti për tu realizuar. Edhe Kurteshi duhet ti kuptojë mundësitë buxhetore të komunës, sepse nuk ekzistojnë mundësit financiare që secili projekt kapital të investohet me mjetet vetanake të buxhetit komunal.

Pas implementimit të këtij projekti, prindërit do të ndihen shumë më të qetë për fëmijët e tyre që i dërgojnë në shkollë. Sepse ata mund të hynë në shkollë dhe të dalin vetëm sipas orarit të mësimit, do të ndihen të sigurt gjatë tërë orarit të mësimit, nuk do të mund të ikin nga vijueshmëria e rregullt e mësimit, nuk do të ketë mundësi të përdorimit të alkoolit, do të ketë rritje të cilësisë mësimore. Do të ketë kushte shumë më të mira për aktivitete sportive, do të ketë shërbim të sigurt të ushqimit dhe pijeve me çmime mesatare të tregut, të cilat çmime për çdo vit do të miratohen nga Drejtoria e Arsimit.

Interesi i komunës në këtë projekt është sepse nuk do të investoj asnjë euro investime në tërë këtë infrastrukturë të planifikuar në vlerë prej rreth 800 mijë euro, ndërsa interesi i investitorit privat është sepse do të ketë në shfrytëzim të përkohshëm katër vende për shërbim me ushqim dhe pije. Ndërsa interesi i shkollave të mesme është në shumë aspekte. Sa i përket interesave personal asgjë nuk ka të bëjë ky projekt përpos mentalitetit të Kurteshit i cili asnjëherë për asgjë nuk ka pasur asnjë dëshmi dhe vazhdimisht ka dalur i huqur.

Prandaj Kurteshi duhet që mos të vazhdoj më tutje manipulimin e opinionit, sepse nuk kemi të bëjmë asgjë me shitje apo privatizim të oborreve të shkollave të mesme dhe vetëm një person i devijuar do të mund të besonte se mund të ndodhë kjo gjë, andaj në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me një projekt investiv nga investitori privat për përmirësimin e shërbimeve, sigurinë për nxënësit dhe stafin e arsimit.

Ne do të vazhdojmë me krenari kryerjen punëve të nisura pavarësisht disponimit çdoherë negativ të Kurteshit ka thënë Rashiti./rajonipress/