Eko Higjiena

Rashiti: Kryetari me korrespondencë, po realizon vizita turistike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Festat e fundvitit kanë ngjallur aktivitetet e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili po përfundon këtë vit, duke u marr me vizita turistike dhe private nëpër shtete të ndryshme të Evropës dhe më larg, por të cilat asgjë nuk kanë të bëjnë me komunën të cilën është duke e udhëhequr ai thotë Riad Rashiti.

Riad Rashiti thotë se Gjilani është me “fat” që ka një kryetar të vetmin në Kosovë, i cili me korrespondencë po e qeverisë komunën, mirëpo shpenzimet e buxhetit komunal është duke i bërë sikurse një kryetar i rregullt i një komune. “Është “mirë” që Lutfi Haziri po e ka mundësinë financiare të shijojë festat (Krishtlindjet) nëpër qendrat kryesore të Evropës edhe pse mijëra qytetarë të Gjilanit po ikin maleve të Serbisë dhe Hungarisë, e të cilët pastaj po vuajnë nëpër kampet e mjerueshme të disa shteteve evropiane. Kjo vërtet deri më tani i ka munguar qytetit të Gjilanit, liria dhe kënaqësia e pakufizuar e kryetarit të komunës, i cili edhe pse me korrespondencë, ai me efikasitet po i orienton qytetarët e komunës që të marrin rrugën e kurbetit me një çmim shumë të volitshëm, bile edhe më pak se sa biletat kthyese të Lutfi Hazirit, i cili aktualisht është duke i festuar Krishtlindje në shtetin e Anglisë” shprehet Rashiti.

Uji Dea

Ne qytetarët e Gjilanit duhet të ndihemi “krenar” me kryetarin tonë të komunës që nuk është i yni, por që “është” i Kosovës dhe bile bile i rrugëve të Evropës. “Vetëm kështu le të vazhdojë kryetari me korrespondencë, sepse ne qytetarët jemi ende të fortë dhe të qëndrueshëm, gëzuar Krishtlindjet zoti kryetar” është shprehur me ironi Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: