Uji Dea

Rashiti: Kryemashtruesi i Kosovës Albin Kurti pa fije turpi sot përsëri i gënjeu qytetarët e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Para katër muajsh ky kryemashtrues vizitoi autostradën e Gjilanit dhe gënjeu publikisht se 70% e punimeve të këtij projekti kanë përfunduar dhe se në fund të këtij viti do të hapet për qarkullim ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Ndërsa sot në Gjilan, ai bëri edhe dy gënjeshtra tjera të mëdha për projektin e autostradës, ku deklaroi se;
“Janë paraqitur disa probleme si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe kemi nevojë ta bëjmë formatimin e kontratës që t’i përfshijmë edhe disa shpronësime të reja për t’i sanuar problemet që janë shfaqur. Vitin tjetër do të fillojnë procedurat e tenderimit”, tha Kurti.

Po të ishte e vërtet shembja e dheut, jam i sigurt që ky kryemashtrues do ta vizitonte vend ngjarjen te autostrada ku është bërë shembja e dheut, duke e arsyetuar me fakte shkaktarin e mos hapjes së autostradës në këtë vit. Por jo, sepse kryemashtruesi ynë i Kosovës tentoi që gënjeshtrën e para katër muajve ta mbulojë me këtë gënjeshtër të re të sotit.

Eco Higjiena

Poashtu ai deklaroi se duhen shpronësime të reja! Pse? A do të ndryshoj traseja e autostradës? Cila është arsyeja?

Tender i ri për autostradën e Gjilanit tha se do të bëhet vitin tjetër për formatimin e kontratës? Shihe ti, tender për të rritur koston e projektit sikurse për stadiumin e qytetit të Gjilanit, ku është rritur vlera për 9 milion euro, e projekti është zvogëluar nga ai paraprak (së shpejti do të publikojmë skandalin për projektin e ri të stadiumit të Gjilanit).

Janë bërë bashkë kryemashtruesi i Kosovës dhe kryemanipuluesi i komunës së Gjilanit, të cilët po e gënjejnë çdo ditë qytetarin tonë, për të arsyetuar dështimet në projektet madhore të Anamoravës dhe për të legjitimuar hajninë me dhjetëra miliona euro, për të cilat koha do t`i qes sheshit dallavaret dhe kurdisjet me tenderë dhe projekte të tilla.

Edhe dy vite deri në zgjedhjet komunale, jemi të sigurt që atëherë Kosova dhe Gjilani nuk do të udhëhiqen nga qeverisja e VV-së. Qytetarët përveç që duhet të durojnë deri atëherë, duhet të angazhohen me përgjegjësi për të larguar nga qeverisja mashtruesit e vendit tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.